Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Disa mënyra si të dalloni mishin e freskët dhe cilësor nga ai i ndenjur

Disa mënyra si të dalloni mishin e freskët dhe cilësor nga ai i ndenjur

Edhe pse nutricionistët dhe dietologët shprehen vazhdimisht skeptikë lidhur me konsumimin e mishit, sidomos atij të kuq, ai është një ndër burimet më të rëndësishme të furnizimit me proteina shtazore, hekur dhe vitaminë B12.

Por sa të sigurtë jeni që mishi që gatuani dhe hani çdo ditë është i freskët? Edhe pse autoritetet e mbrojtjes se konsumatorit përpiqen të mos krijojnë vend për panik, konsumatori është vazhdimisht i ekspozuar ndaj rrezikut se mishi që po konsumon është i ndenjur, transmeton lajmi.net

Ja çfarë duhet të dini kur shkoni për të blerë mish:

Ngjyra: Edhe pse shpeshherë konsumatori është i prirur të zgjedhë mishin në varësi të llojit apo çmimit, një ndër detajet që duhet të merrni gjithmonë parasysh është ngjyra e tij. Ajo duhet të jetë homogjene dhe me shkëlqim, mishi i viçit duhet të ketë ngjyrë të kuqe të pastër, e kuqe perlë për atë të derrit, kurse mishi i qengjit duhet të jetë i kuq gjaku.

Nëse vini re mishi ka njolla të zeza apo të verdha në sipërfaqen e tij, do të thotë se ka shumë kohë në banakun e shitjes. Edhe ngjyra e yndyrës së mishit (shtresës dhjamore) është një tjetër tregues i rëndësishëm i freskisë së tij. Në përgjithësi ajo është e bardhë, por nëse produkti që keni blerë ka ngjyrë të verdhë të lehtë do të thotë se është i ndenjur.

Konsistenca: Ajo që duhet të bëni është shumë e thjeshtë. Provoni të shtypni një pjesë të mishit me gishtin tregues, nëse ai është i freskët dhe i butë gropë që do të krijojë gishti do të kthehet sërish në vend. Në rast të kundërt mishi ka humbur elasticitetin dhe freskinë e tij.

Aroma: Mishi, i cili nuk është ruajtur sipas kushteve të domosdoshme frigoriferike, lëshon një aromë të rëndë para dhe gjatë gatimit. Gjithashtu ai ka një pamje të tharë dhe shumë të lagësht që do të thotë se është ruajtur keq./albeu.com

Prev Post

Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

Next Post

Protestuesit e Zelandës kundër vaksinave inspirohen nga ata të Kanadasë

post-bars

Leave a Comment