Covid-19/ Italia heq maskat e detyrueshme në ambiente të hapura, synohet rritja e numrit të tifozëve në stadiume nga 1 marsi
Përmirësimi i situatës me pandeminë ka çuar qeverinë italiane të rishikojë masat e saj kufizuese ndaj Covid-19. Një nga lehtësimet qeveria italiane ka përfshirë heqjen e detyrimit për bartjen e maskave në ambiente të hapura për shumicën e situatave, duke shtuar se synon të rrisë numrin e spektatorëve që mund të hyjnë në stadiume nga 1 marsi.
Sipas rregullave të reja të shpallura nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, nga 11 shkurti deri në të paktën 31 mars, maskat do të barten vetëm në zona të mbushura me njerëz ose në vende publike.
Ministrat, Speranza dhe ministrja e sportit Valentina Vezzali thanë në një deklaratë se nga ajo datë ata synojnë të rrisin kufirin në 75 për qind të kapacitetit për stadiumet e hapura dhe në 60 për qind për ato ku luhen lojëra të mbyllura.
Kufijtë aktualë janë 50 për qind e kapaciteteve dhe 35 për qind. Javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe numri i shtrimeve në spital në Itali ka ardhur në rënie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë – midis 300 dhe 450 në shumicën e ditëve.
Të martën, Italia pati 101.864 raste të reja me koronavirus dhe 415 vdekje.
(BalkanWeb)