Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë energji elektrike, bllokohen rrugët

Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë energji elektrike, bllokohen rrugët

By

Më shumë se 10 fshatra në Korçë janë pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq i cili ishte prezent ditën e kaluar. Në njësinë administrative Proptisht kanë ngelur mbi 10 fshatra pa energji elektrike, ku është duke u punuar për riparimin e dëmtimeve. Po ashtu, probleme ka në disa zona malore në juglindje me shkëputjen e energjisë elektrike por edhe bllokimin e rrugëve, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Aktualisht trashësia e reshjeve të dëborës në zonë ka arritur deri në 20 centimetra.

Më e vështirë është situata në qarkullimin normal të automjeteve në Mokër te Pogradecit, Panarit te Korçës, Moglicë e Gorë te Maliqit.  Sipas ARRSH, të gjitha akset janë të hapura pasi është punuar gjatë gjithë natës dhe ka ndihmuar fakti që temperaturat nuk kanë qenë nën minus, çka e ka bërë më të lehtë punën e borëpastrueseve.

Rruga Press

Prev Post

23 vjet më parë, policia…

Next Post

Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit…

post-bars

Leave a Comment