Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 23 vjet më parë, policia serbe urdhëroi marrjen e kufomave të viktimave të Reçakut

23 vjet më parë, policia serbe urdhëroi marrjen e kufomave të viktimave të Reçakut

23 vjet më parë, pas urdhërit të dhënë nga policia serbe, në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua që shqiptarët të shkonin t’i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut.

Më 8 shkurt të vitit 1999, policia serbe kishte urdhëruar që kufomat e Masakrës së Reçakut të merren të gjitha përnjëherë, në mënyrë që të identifikohen familjarët përmes dokumenteve

15 janari shënon datën kur në fshatin Reçak të Kosovës, gjatë vitit 1999 u vranë 45 persona nga forcat serbe, ngjarje që ambasadori amerikan, William Walker, e cilësoi sikurse krim ndaj njerëzimit.

Masakra e Reçakut njihet si një ngjarje që ka shënuar kthesë historike, pasi përmes proceseve të ndryshme që ndodhën nga kjo datë, pas disa muajve ndodhën edhe bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe. /KultPlus.com

Prev Post

Si të “zhdukni” flokët e thinjura? Zgjidhja është në kuzhinën tuaj

Next Post

Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë energji elektrike, bllokohen rrugët

post-bars

Leave a Comment