Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lojërat Olimpike Dimërore – Dehari shqiptari i tretë që parakalon me flamur, garon me ekipin e Maqedonisë së Veriut

Lojërat Olimpike Dimërore – Dehari shqiptari i tretë që parakalon me flamur, garon me ekipin e Maqedonisë së Veriut

Skiatori shqiptar, Dardan Dehari ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” me flamurin e Maqedonisë së Veriut.

Dehari e ka bartur i vetëm flamurin, pasi skiatorja Ana Tsvetanovska që është dashur të jetë së bashku me të, ka pasur kontakt të afërt me trajnerin Borche Jovanoski, i cili ka rezultuar dy herë pozitiv në testet për koronavirus.

Dehari është shqiptari i tretë që parakalon në ceremoninë hapëse duke mbajtur flamurin, në rastin e tij flamurin e Maqedonisë së Veriut, shtet të cilin përfaqëson. Pak më herët një parakalim të tillë bëri Deni Xhepa me flamurin shqiptar, si dhe Albin Tahiri me atë të Kosovës. Tre shqiptarë me tre flamuj të ndryshëm, me të njëjtën kombësi dhe në të njëjtën garë të Lojërave Olimpike që po mbahen në Kinë.

Rruga Press

Prev Post

Rubrika letrare Kontakt| 4 poezi nga Çele Tabaku (të pa botuara)

Next Post

Del në ankand diamanti i zi më i madh në botë

post-bars

Leave a Comment