Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Suedia rekruton sorra për të mbledhur bishtat e cigareve

Suedia rekruton sorra për të mbledhur bishtat e cigareve

Sorrat po rekrutohen për të marrë bishtat e cigareve të hedhura nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove. Zogjtë e egër e kryejnë detyrën pasi marrin pak ushqim në këmbim të çdo bishti cigareje që depozitojnë në një makineri të posaçme të vendosur në pika të ndryshme në Södertälje, afër Stokholmit.

Fondacioni Keep Sweden Tidy thotë se më shumë se 1 miliard bishta cigaresh lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, që përfaqëson 62% të të gjithë mbeturinave. Södertälje shpenzon 20 milion korona suedeze (1.6 milion £) për pastrimin e rrugëve. Günther-Hanssen vlerëson se metoda e tij mund të kursejë të paktën 75% të kostove që lidhen me marrjen e bishtave të cigareve në qytet. Södertälje po kryen një projekt pilot përpara se të hapë operacionin në të gjithë qytetin, ku shëndeti i zogjve është konsiderata kryesore duke pasur parasysh llojin e mbetjeve të përfshira. Sorrat e Kaledonisë së Re, një anëtar i familjes së zogjve korvidë, janë po aq të mirë në arsyetim sa një shtatëvjeçar njerëzor, ka zbuluar studimi duke i bërë ata zogjtë më të zgjuar për këtë punë.

/JOQ

Prev Post

Kryeministri australian refuzon të dënojë Izraelin pas raportit të Amnesty International

Next Post

Tesla tërheq veturat sepse nuk po ndalojnë para shenjave të Stop-it

post-bars

Leave a Comment