Lajm fantastik, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 2022

Lajm fantastik, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 2022

By

Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i shtangës Elez Gjoza, kanë njoftuar se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për tu zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në vendin tonë.

Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë. Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti, pasi më parë siç dihet janë zyrtarizuar për tu zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23.

(BalkanWeb)

Prev Post

Ministri i Infrastrukturës: Linja hekurudhore…

Next Post

Microsoft tregon se cili sistem…

post-bars

Leave a Comment