LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Skandal i FSHZH-së së Dritan Agollit! 500 mln lekë për menunë e kuzhinës tradicionale. Tenderin e fitoi kuzhinieri i restorantit të djalit

Skandal i FSHZH-së së Dritan Agollit! 500 mln lekë për menunë e kuzhinës tradicionale. Tenderin e fitoi kuzhinieri i restorantit të djalit

TIRANË

Abuzimi me paratë e taksapagueseve shqiptare nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet me skema nga më të ndryshmet. Tenderat më të lakmueshëm duket se janë ato për shërbime, ku matja e punës reale thuajse është e pamundur.

Kështu në tenderin për shërbime konsulence, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, zbulohet se një menu e tillw do të kushtojë plot 500 milion bashkë me TVSH.

Siç e do tradita Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjedhur ofertën më të lartë dhënë nga dhënë nga një bashkim shoqërish kryesuar nga  Mascarpone shpk, e cila ka administrator dhe aksioner kryesor kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani.

https://www.youtube.com/watch?v=3dbSAukNTC0

Ndërkohë një bashkim tjetër shoqërish pati dhënë një ofertë rreth 15 mijë dollarë më të lirë për menunë e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit. Por skandali thellohet edhe më shumë pasi mësohet se Alfio Rrotani adminsitrator dhe ortak kryesor i kompanisë që ka fituesi i tenderit, ka punuar verën e shkuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hamallaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agollit, i biri i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2022/01/fituesi-menu-2.png

Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi një ekip yjor kuzhinierësh dhe personeli në shtëpi. Krahas Alfio Rrotanit dhe pjesës tjetër të ekipit drejtues, të gjithë në Bedouin do të sigurojnë që të gjithë klientët që vizitojnë ‘Bedouin Beach Bar’ të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, – thuhet në postimin në facebook të restorantit.

Dyshimet janë të mëdha si për kostot, pasi përgatitja e menusë të kuzhinës shqiptare do të kushtojë rreth 500 milionë lekë, ashtu edhe për shpalljen e fituesit, ku me një qark të shkurtër drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij./balkanweb

Prev Post

Edi Rama flet kur e rrahën në 97: Mjeku në Paris më tha se ishte mrekulli që mbijetova dhe kjo falë një cilësie

Next Post

Testet e raketave balistike të Koresë së Veriut, publikohen foto nga hapësira

post-bars

Leave a Comment