LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Në kampet në Idlib, civilët djegin rrobat e tyre për të qëndruar ngrohtë natën

Në kampet në Idlib, civilët djegin rrobat e tyre për të qëndruar ngrohtë natën

amiljet që u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij po luftojnë me varfërinë dhe kushtet e pafavorshme të motit

Idlib

Civilët që u strehuan në tenda të improvizuara në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, duke ikur nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit, detyrohen të djegin rrobat e tyre për të qëndruar të ngrohtë natën për shkak të kushteve të vështira të dimrit.

Teksa reshjet e borës dhe moti i ftohtë ndikojnë negativisht në kampet prej tendave në Idlib, erërat e forta bëjnë që çadrat e shumë familjeve të shkatërrohen.

Familjet që u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij po luftojnë me varfërinë dhe kushtet e pafavorshme të motit.

Në kampet ku përjetohen temperatura të ulëta, fëmijët bashkohen dhe përpiqen të ngrohen duke djegur plastikë, këpucë të vjetra dhe copa druri që gjejnë përreth.

Në rajonin ku temperatura bie deri në 5 gradë nën zero, viktimat e luftës civile, të cilët nuk mund të blejnë karburant, djegin rrobat gjatë natës për të ngrohur çadrat.

Adnan al Ahmed, i cili u desh të emigronte nga shtëpia e tij nga Hama tetë vjet më parë, për Anadolu Agency (AA) tha se tendat e më shumë se 50 familjeve në kamp u shkatërruan për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Ahmed, duke thënë se ata i shpëtuan fëmijët nga nën tendat e shkatërruara në momentin e fundit, tha se “Familjet të cilëve u shkatërruan çadrat u strehuan tek fqinjët e tyre, popullsia u shtua nëpër tenda. Ne i djegim rrobat për të qëndruar ngrohtë”.

Ahmed deklaroi se rrugët janë mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe se nuk kanë mundur t’i çojnë në spital fëmijët e sëmurë të bllokuar në kamp.

Duke theksuar se dëshira e tij e vetme është të kthehet në shtëpinë e tij nga e cila duhej të ikte dhe të jetojë në shtëpinë e tij të ngrohtë me fëmijët e tij, Ahmed bëri thirrje për ndihmë.

Gjithashtu, Khalid al-Sheikh, i cili emigroi nga Hama, tha se tendat e tyre ishin shkatërruar mbi kokat e tyre dhe se i shpëtuan fëmijët në momentin e fundit.

Sheikh tha: “Nuk mund të flemë natën për shkak të ftohtit. Nuk kemi ushqim dhe karburant. U kërkoj ndihmë të gjithë bamirësve, për të varfrit që jetojnë në tenda”.

– Situata në Idlib

Turqia, Rusia dhe Irani, në takimin e zhvilluar në vitin 2017 në Astana vendosën formimin e katër “zonave të deeskalimit” në territorin që nuk ndodhej nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane dhe Rusia vazhduan sulmet dhe morën nën kontroll tri nga zonat dhe u drejtuan drejt Idlibit. Edhe pse Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan sërish në maj 2019. Armëpushimi respektohet në masë të madhe pas marrëveshjes së re që Turqia siguroi më Rusinë më 5 mars 2020.

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë për t’u larguar nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Turqinë./A.A

Prev Post

Testet e raketave balistike të Koresë së Veriut, publikohen foto nga hapësira

Next Post

Shqipëria e fundit në Europë për rrogën minimale

post-bars

Leave a Comment