Gravura që tregon kronikën e vrasjes së patriotit Papa Kristo Negovanit nga grekët në vitin 1905
Mos ta harojmë kurrë
Gravura që tregon kronikën e vrasjes së patriotit Papa Kristo Negovanit nga grekët në vitin 1905
Arsyja e vrasjës: Ditën e 10 shkurtit të vitit 1905, ditën e kremtimit ortodoks të Shën Harallambit, kleriku atdhetar kendon në shqip Ungjillin në kishën e Negovanit. Në këtë ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë atdhetarë të Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se të dalë prej kishës, i është drejtuar shqiptarit me fjalët: “Mos të gjettë viti tjetër mes të gjallëve!”.
Më datën 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan një artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhë” dhe ia dërgon gazetës shqipe “Drita” në Sofje, shkrim me të cilin uron shqiptarët për hyrjen e vitit të ri 1905. Të nesërmen, duke u gdhirë e diela e 12 shkurtit 1905, andartët grekë me ndihmën e kusarëve dhe të dërguarve të dhespotit, shkuan në Negovan. Në errësirën e natës, ashtu si shpirti i tyre, ata rrëmbyen nga shtëpia Papa Kriston, vëllain e tij Papa Theodhosin si dhe katër veprimtarë të tjerë, punëtorë të gjuhës shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrën në bregun në të dalë të Negovanit.
Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhetarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së tij./gazetadiplomacia.al