LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjysma e dytë e shek. 18: “Rreth 2000 familje shqiptare arritën në Ukrainë”

Gjysma e dytë e shek. 18: “Rreth 2000 familje shqiptare arritën në Ukrainë”

Blerim Latifi

Meqë po flitet shumë për Ukrainën këto ditë, ja një historike tragjike shqiptare.
Në gjysmën e dytë të shekullit 18 një revoltë e madhe kishte shpërthyer në mesin e shqiptarëve ortodoksë në jugun e Shqipërisë. Reagimi osman ndaj saj ishte i pamëshirshëm. Diku rreth 2000 kryengritës, që nuk pranuan të dorëzoheshin, morën familjet dhe u nisën në një eksod gati biblik nëpër malet e Ballkanit. Pas muajsh të tërë, ata arritën në Ukrainë. Prej tyre u themelua komuniteti i shqiptarëve të Ukrainës. Të shkëputur dhe pa raporte me atdheun e tyre, ata nuk e kishin përjetuar zgjimin kombëtar, i cili kishte ndodhur në Shqipëri më shumë se një shekull më pas, por edhe përkundër kësaj, ata ia kishin dalë ta ruanin gjuhën shqipe dhe traditat e tyre etnike. Diku, me sa di, në vitin 1910 një grup i tyre u takua me Fan Nolin, i cili u foli për shqiptarizmin, u dhuroi një portret të Skënderbeut dhe i porositi që në çdo 6 maj të festonin ditëlindjen e heroit kombëtar si festën e tyre kryesore. Dhe ata nuk e harruan porosinë e shqiptarit të madh.
Sot mendohet se komuniteti i tyre është zvogëluar në rreth 4 mijë vetë. Nga presioni asimilues ka gjasë që në të ardhmen e afërt të humbin fare identitetin etnik dhe të mbesin thjesht një faqe tragjike në kujtesën historike të atdheut të tyre, të cilin e braktisën në një kohë të egër, për të mos e parë kurrë më./inforculture.info

Prev Post

OSHEE i preu dritat, e moshuara vdiq nga i ftohti! Flet i vëllai: Biznesmenëve s’ua presin, e gjetëm të ngrirë!

Next Post

OBSH: Omicron do të shndërrohet në grip stinor

post-bars

Leave a Comment