Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 KNFSH vlerëson Mons. Frendon me “Mirënjohje”

KNFSH vlerëson Mons. Frendon me “Mirënjohje”

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë gjatë mbledhjes së datës 25 janar 2022, ka vlerësuar me Çmimin e “Mirënjohjes” Mons. George Frendo, ish-kreun e KNFSH-së për vitin 2020.Kështu me rastin e daljes në pension dhe largimit të Mons. Frendos nga Shqipëria, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka akorduar Çmimin e Mirënjohjes me këtë motivacion: “Për kontributin e lartë në forcimin e frymës së dialogut ndërfetar ndër shqiptarët gjatë shërbimit në Shqipëri dhe për rolin e rëndësishëm në promovimin e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar si Kryetar i Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë gjatë vitit 2020.” Drejtuesit e komuniteteve fetare, sekretari i përgjithshëm dhe financierja e KNFSH-së kanë vlerësuar lart të gjithë kontributin e Mons. Frendos në detyrat e tij drejtuese, që ka mbajtur gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të KNFSH-së në vitin 2020.Mons. Frendo ka qenë së fundmi kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.+4

/KNFSH

Prev Post

Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani, pritet të njihen patentat…

Next Post

Ratifikohet marrëveshja me Shqipërinë, Kosova hap zyrat doganore në Portin e Durrësit dhe Porto Romano

post-bars

Leave a Comment