LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Grupi MSC dhe Lufthansa synojnë blerjen e kompanisë ajrore italiane ITA Airways

Grupi MSC dhe Lufthansa synojnë blerjen e kompanisë ajrore italiane ITA Airways

Romë

Kompania shtetërore ajrore italiane ITA, e lindur nga hiri i kompanisë së falimentuar Alitalia, të hënën deklaroi se ka pranuar ofertë për blerje nga rivali gjerman Lufthansa dhe grupi i transportit MSC.

MSC dhe Lufthansa kërkojnë shumicën e aksioneve në ITA, por “të dyja kanë shprehur dëshirën që qeveria italiane të mbajë pakicën e aksioneve”, thuhet në deklaratën e kompanisë ajrore.

Më tej shtohet se blerësit e mundshëm kanë kërkuar një periudhë ekskluziviteti prej 90 ditësh për të negociuar blerjen.

Nuk janë dhënë detaje financiare rreth ofertës.

ITA filloi të funksionojë tetorin e kaluar pasi qeveria italiane shpëtoi edhe një herë Alitalia-n, e cila kishte probleme për një kohë të gjatë, duke e riaktivizuar kompaninë me një emër të ri. Që atëherë, ajo ka vazhduar të humbasë para pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të rëndojë industrinë e kompanive ajrore.

Pas riaktivizimit të saj, shumica e analistëve thanë se ITA ishte shumë e vogël që të mbijetojë e vetme dhe mund të përballet me mundësinë e blerjes nga ndonjë kompani ajrore më e madhe./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Next Post

Ish bomberi i Anglisë dhe Sauthemptonit elozhe Brojës. Është një sulmues brutal

post-bars

Leave a Comment