Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme
Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës.
Por duket se njerëzit nuk njohin mjaftueshëm efektet pozitive që këta përbërës i japin shëndetit dhe trupit tonë kur kombinohen së bashku.
Limoni dhe hudhra së bashku përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak, për të zhbllokuar arteriet dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Kur kemi arteriet e bllokuara, jemi shumë më të predispozuar ndaj sulmit në zemër, ashtu si edhe një mori të sëmundjeve të zemrës.
Industria farmaceutike ofron një mori të produkteve që na ndihmojnë të luftojmë këto sëmundje por ka edhe kura natyrale që e bëjnë një gjë të tillë.
Shtoni limonin dhe hudhrën në dietën e juaj të përditshme dhe do të keni qarkullim më të mirë të gjakut ashtu si edhe një sistem kardiovaskular më të shëndetshëm.
Përbërësit:
1 filxhan lëng të hudhrës
1 filxhan lëng limoni i shtrydhur
1 filxhan uthull molle
1 filxhan lëng të xhenxhefilit
Si ta përgatisni?
Përzieni të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe vendosni të vlojë për rreth 30 minuta. Kur të ziejë, lëreni të ftohet dhe më pas shtoni 3 filxhanë të mjaltit organik.
Përzieni mirë dhe vendosni në kavanoz qelqi e mbajeni në frigorifer.
Konsumoni një lugë çaji të kësaj përzierje çdo ditë para mëngjesit./infocultur