Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 6 karakteristikat e fëmijëve inteligjentë, sipas psikologëve

6 karakteristikat e fëmijëve inteligjentë, sipas psikologëve

Hulumtimet tregojnë se fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe ato shfaqen që në moshe të vogël. Jo të gjithë gjenitë e rinj i përshtaten këtij profili, por nëse fëmija juaj ka shumicën e këtyre karakteristikave, atëherë ka shumë mundësi që ai/ajo ka një IQ (Koeficient Inteligjence) shumë të lartë.

Ka talent për ruajtjen e informacionit

Fëmijët e talentuar kanë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës. Ata përvetësojnë më shumë informacione sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Kjo nënkupton se fëmija mëson më shpejtë; kur ia prezantoni një fëmije gjeni një ide apo teori komplekse, ju duhet ta bëni këtë vetëm një herë sepse e kupton menjëherë.

Aftësitë e shkrimit dhe leximit janë dukshëm më të mira sesa të fëmijëve të moshës së njëjtë

Fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht mësojnë të lexojnë para moshës katërvjeçare. Në krahasim me ta, shumica e fëmijëve nuk e kanë këtë aftësi deri në moshën gjashtë apo shtatëvjeçare. Fëmijëve inteligjentë u pëlqen të lexojnë, pasi kjo u mundëson të zgjerojnë njohurit dhe të ndjekin interesat që kanë.

Kanë sens të mirë humori

Aftësia për të kuptuar dhe krijuar shakatë zakonisht kërkon një kuptim më të madh të gjuhës, ndërveprimit social, etj. Prandaj, fëmijët që shfaqin sens të mirë humori që në moshe të vogël zakonisht kanë inteligjencë shumë të lartë.

Bëjnë shumë pyetje

Shumica e fëmijëve janë kureshtarë për botën që i rrethon, por fëmijët e talentuar zakonisht janë të interesuar të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave u mundësojnë atyre të eksplorojnë idetë e reja. Ata kanë oreks të pashtershëm për të mësuar, si dhe i shijojnë diskutimet e gjata për konceptet e reja me të cilat ballafaqohen.

Fëmijëve me inteligjencë të lartë u pëlqen të flasin më shumë me të rriturit sesa me fëmijët e tjerë

Fëmija i talentuar shpeshherë frustrohet nga limitet e tjerëve në grupin e moshatarëve. Si rezultat i kësaj, preferon më shumë të flas me njerëz më të rritur. Fëmijët me inteligjencë të lartë shpeshherë përshkruhen si të vetmuar nga mësuesit e tyre, por nga ana tjetër i shijojnë bisedat me njerëz që janë të aftë t’i kuptojnë ata.

Kanë talent për muzikë

Disa hulumtime shkencore sugjerojnë se ka një lidhje mes IQ-së dhe talentit muzikor. Veç kësaj, kurset muzikore i ndihmojnë ata të përmirësojnë funksionin njohës./telegraf

Prev Post

Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në Evropën Lindore dhe Baltik

Next Post

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

post-bars

Leave a Comment