LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rubrika letrare Kontakt| Një poezi, një ilahi dhe 1 muhabet nga Eris Qinami

Rubrika letrare Kontakt| Një poezi, një ilahi dhe 1 muhabet nga Eris Qinami

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm

POEZIPika dhe Qarku

Kur Njeriu ka vetëdije për unitetitn midis pikës dhe qarkut,

Shenjat e Gjithësisë i lexon në Librin e Revelatës me emrin e Hakkut.

Nga grimca më e vogël, e deri tek yjet e Qiellit,

Shfaqen misteret e Universit, si Hëna e Diellit.

Kur nuk ka më dallim midis objektit të soditur,

dhe subjektit i cili me shpirt është përsëritur.

Njeriu udhëton drejt vetvetes, aty ku në një pikë të vetme gjendet e gjithë Dija.

Në Unicitetit e Krijimit, qarku i Tërësisë mbahet gjallë vetëm nga Dashuria.

Hafiz Ibrahim Dalliu

ILAHI– Mirë se vjen

Qabja e madhnueshme po priste,

Që njeriu i mirësisë

Ta pastronte, ta stoliste

Vendin e shenjt’ të njerëzisë.

Leu në zemer t’Arabisë

Porsi Dielli në mëngjes,

I dha shpresë gjithësisë

Si trëndafili me vesë.

Kur ka le, aman o Zot,

Sa gëzim i madh u bë,

Gjith i than’ tuj derdhun lot,

Mirëse erdhe, merhaba.

Mirë se vjen Resul i pritun,

Mirë se vjen për botën mbarë.

Zoti ty t’ka porositun,

Ta udhëheqësh pa e ndarë.

Mirë se vjen o Rob i Zotit,

Mirë se vjen o Nur’i Tij,

Ti je shpresa e kahmotit,

Vetëm ty je, vetëm ty.

Refreni:

La ilahe ilallah

Muhammed resulullah

alejhi salatullah

Muhammed habiballah

alejhi salatullah

MUHABET – Muzika

Muzika është ilaç i shpirtit dhe për të përjetuar këtë ndjesi, ustai i vërtetë duhet ta zhysi auditorin e tij në një oqean melodish e ritmesh të cilat vazhdojnë të rezonojnë edhe mbasi muzika ka mbaruar së ekzekutuari.

Muzika e traditës gojore zë një vend të veçantë nga pikëpamja e shprehjes. Estetika e saj është e ndërtuar brenda një performance të ndërlikuar që përfshin shpesh shumë protagonistë të disa zhanerve. Shprehia e saj është vullnetarisht momenti në të cilën ajo ekzekutohet dhe nuk ka qëllim tjetër veçse atë që performuesit i japin asaj në praninë e atyre që janë prezent në atë moment të caktuar.

Në muzikën tradicionale, estetika është në varësi të etikës. Rrjedhimisht, çdo qëndrim muzikor korrespondon me një gjendje shpirtërore fillestare. Kjo gjendje shpirtërore është edhe pikënisja drejt një udhëtimi të ri, i cili lind nga brendësia e njeriut për ta çuar atë drejt qenies së tij.

Ky udhëtim përngjan me atë që quajmë traditë, dhe që është një proces i gjatë transmetimi kulturor e shpirtëror. Në kuptimin e saj thelbësor, Tradita është rruga ku bashkohet subjekti dhe objekti, ku njësimi i gjithçkaje që është krijuar bëhet burimi ku shuan etjen Njeriu i ditur. Dija e tij është vetë qenia e tij, dëshmuese dhe falenderuese e Krijuesit të gjithësisë.

Kel Marubi (majtas) dhe Emilio Sunmi (djathtas).
Fotografi e vitit 1878 nga Pietro Marubi

Rreth fotografisë

Osja i Falltores, bejtexhiu dhe instumentisti shkodran. Osja i Falltores u lind në lagjen Dërgut të Shkodrës më 1838 dhe ndërroi jetë në vitin 1900. Ishte bejtexhi, instrumentist e ahengxhi. I mbeti “i Falltores” sepse e kishte nënën fallxhore, ajo që shtin fall. Për nder të Osjes, një rrugë e qytetit të Shkodrës sot mban emrin e tij.

|MEDIAKONTAKT

Prev Post

Kukësi mbulohet nga dëbora, trashësia në Shishtavec 40 cm

Next Post

Mbyllet rruga e Arbrit, reshjet e dendura të dëborës rrezikojnë qarkullimin

post-bars

Leave a Comment