Ndarja e varrezave është ndjekje e traditës fetare për çdo komunitet fetar.
Nga Eduard Shefkiu
Shprehim konsideratën dhe vleresimin për mirekuptimin dhe angazhimin qe Bashkia e Durresit dhe zonja kryetare Emiriana Sako treguan rreth shqetesimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinisë Durrës lidhur me ndarjen teknike te propozuar nga Myftinia e Durresit mbi bazën e vlerësimit që kjo myftini dëshiron te jetë.
Varrezat e reja janë krijuar rreth vitit 2002 dhe aso kohe kjo myftini ka insistuar që administrimi dhe varrimi të kryhej sipas ndarjes qe ky komunitet kerkonte të ishte.
Pra, duke krijuar dy ndarje në varrezat e reja, njëra e muslimanëve veçantë dhe e krishterëve veçmas.
Kjo ndarje ka ardhë dhe si rezultat i ndjekjes se traditës fetare për çdo komunitet fetar dhe sipas zakonit dhe traditës që qyteti jonë ka ndjekur. Me qëllimin e vetëm të vazhdimit te trashëgimisë kulturore dhe fetare që hoxhallaret dhe kleriket e gjithë feve kanë ndjekur.
Jemi e vetmja myftini dhe qytet që vazhdojmë këtë traditë të konsoliduar fetare dhe ndërfetare të diktuar nga sinqeriteti dhe harmonia që karakterizojnë këtë vënd.
/Mediakontakt