Mbyllet rruga e Arbrit, reshjet e dendura të dëborës rrezikojnë qarkullimin
Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë nisur ditën e djeshme dhe vijojnë edhe sot është vendosur që rruga e Arbrit të mbyllet. Kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm dhe për këtë arsye është vendosur që rruga e Arbrit të mbyllet deri në një njoftim të dytë.
Kjo rrugë u inagurua me bujë të madhe më 29 nëntor nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Por dëshira e madhe për ta inaguruar këtë rrugë para se të përfundonte plotësisht ka nxjerrë në pah shumë problematike. Reshjet e borës bllokojnë menjëherë qarkullimin e automjeteve, ndërsa ngricat kthehen në një problem edhe më të madh për shkak të relievit.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!