21 janari, Rama dhe familjarët e 4 viktimave homazhe te “Dëshmorët e Kombit”
Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues gjatë protestës para kryeministrisë.
Në nder të 4 viktimave Aleks Nika Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë, ministra dhe deputetë zhvilluan homazhe ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ .
Ata vendosën karafila të kuq në vendin ku mbetën të vrarë 4 protestuesit./vizionplus.tv