Kaloi mbi 18 orë në acar/ Vajza i mbijeton të ftohtit duke u përqafuar me qenin
Një vajzë 10-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht një nate të acartë në një stuhi dëbore në Rusi duke përqafuar një qen endacak për t’u ngrohur. Mediat e huaja raportojnë se vajza e mitur e quajtur Vika Z, u gjet jashtë duke përqafuar kafshën shtëpiake të braktisur. Ajo kishte humbur gjysmë milje nga shtëpia e saj ndërsa kthehej nga shkolla në Uglegorsk në ishullin më të madh të Rusisë, Sakhalin ndërsa temperaturat shkuan deri në -11 gradë
Po ashtu stuhia çoi në reshje dëbore me më shumë se 2 metra trashësi. Vajza u gjet përfundimisht 18 orë pasi u shpall e zhdukur. Pasi ekipet e gjetën, ajo tregoi se përqafoi një qen me gëzof për t’u ngrohur dhe e kaluan natën në një dyshek për qentë endacakë.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania