BE-NATO-OSBE-ShBA diskutuan krizën Rusi-Ukrainë
Një sinjal i fortë solidariteti në një kohë kaq kritike”, shkroi shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në mediat sociale lidhur me takimin katërpalësh.
Për herë të parë është mbajtur një takim koordinues katërpalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Presidencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbi fortifikimin e Rusisë në kufirin ukrainas dhe sigurinë evropiane.
Takimi u zhvillua me telefon dhe morën pjesë Sekretari amerikan të Shtetit Anthony Blinken, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesi polak si kryesuesi i radhës së OSBE-së.
“Një sinjal i fortë solidariteti në një kohë kaq kritike”, shkroi Stoltenberg në një postim në mediat sociale lidhur me takimin.
Në deklaratën e bërë nga zyra e Borrelit, u raportua se në takimin katërpalësh u diskutua grumbullimi i trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën. Duke theksuar se janë të vendosur ta zgjidhin situatën përmes përpjekjeve diplomatike duke shfaqur një front të fortë, të qartë dhe të unifikuar transatlantik, u raportua se në Takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme, është ftuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg./TRT