Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ambasada e SHBA publikon fotot nga stërvitja e anijeve në Adriatik: Shqipëria, aleatja jonë

Ambasada e SHBA publikon fotot nga stërvitja e anijeve në Adriatik: Shqipëria, aleatja jonë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar foto nga operacionet e manovrimit në detin Adriatik të anijeve amerikane në grupin e aeroplanmbajtëses Harry S. Truman.

Në postimin e saj, Ambasada thekson se kjo stërvitje vjen në frymën e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë si aleate e NATO-s.

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik.

 

USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë”, thuhet në postim.

/vizionplus.tv

Prev Post

Albin Tahiri: Sporti është një nga arsyet që vendi ynë është i njohur në mbarë botën

Next Post

BE-NATO-OSBE-ShBA diskutuan krizën Rusi-Ukrainë

post-bars

Leave a Comment