Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Të vërtetat e Granit Xhakës: FSHF nuk më deshi, ja pse zgjodha Zvicrën. Vetëm Loriku më telefonoi

Të vërtetat e Granit Xhakës: FSHF nuk më deshi, ja pse zgjodha Zvicrën. Vetëm Loriku më telefonoi

Granit Xhaka ka nxjerrë zbuluar Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ylli shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës ka deklaruar sot publikisht se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi nga babai i tyre, Ragipi, por nuk u konsideruan të vlefshëm.

Ai ka thënë se më pas nuk pati kurrë interesim nga federata shqiptare, ndërkohë që një legjendë e futbollit si trajneri Otmar Hicfeld e kishte bindur të zgjidhte Zvicrën.

Në intervistën e dhënë për blogerin Kozak Braci, Granit Xhaka ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shqipërisë.

JA DEKLARATA E XHAKËS: “Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim.

I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq.

Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht.

A do të kisha pasur kaq shumë sukses në karrierë po të kisha zgjedhur Shqipërinë dhe jo Zvicrën? Kësaj nuk mund t’i përgjigjem, sepse e kam të pamundur.

Por, ama mund të them se i jam shumë mirënjohës Zvicrës sepse ka hapur dyert për mua dhe për familjen time. Na kanë pritur shumë mirë dhe u jemi mirënjohës përjetë.

Ama kjo nuk do të thotë kurrsesi se Graniti është kundër Shqipërisë. Kurrsesi. Unë jam shqiptar dhe gjakun e kam shqiptar”, tha ai. Ndërkohë, ai ka zbuluar kur ka qenë për herë të fundit në Shqipëri.

“Isha atje në 2016-ën për herë të fundit. Kam qenë së bashku me vëllain, Taulantin. Atë e pritën shumë mirë dhe e donin shumë, mua më aneksuan disi…(qesh)”./Rruga Press

Prev Post

Turqia rekord investimesh në Shqipëri, e pesta në botë! Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld €

Next Post

31 vite nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë (Foto/Video të rralla)

post-bars

Leave a Comment