Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Vizita për 8 orë e gjysmë, presidenti Erdogan sot në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Axhenda dhe masat e sigurisë

Vizita për 8 orë e gjysmë, presidenti Erdogan sot në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Axhenda dhe masat e sigurisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vjen sot në Shqipëri. Mësohet se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09.25.

Më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

Kjo vizitë përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Në kuadër të kësaj vizite disa akse rrugore në Tiranë do të bllokohen për disa orë. Policia e Shtetit ka shtuar masat për pritjen e kreut të shtetit turk. Akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe bulevardet “Dëshmorët e Kombi”, “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri”, dhe shumë të tjera do të bllokohen me orare të caktuara.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

AKSET QE BLLOKOHEN
Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirane, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.

• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në te dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalese per në unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 vellezerit Kondi, rrugën Arben Broci, rrugën Faik Konica, rrugën Dervish Hima, rrugën Asim Zeneli, rrugën Qamil Guranjaku, rrugën Ismail Qemali, rrugën Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• në Blv. Deshmoret e Kombit, rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugën Myslym Shyri, rrugën 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në oren 16:30.

• në rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugën e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në oren 18:00.

• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet në hyrje dhe dalje per në rrugën e Elbasanit, unazen e madhe, rrugën Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.

• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet e subjekteve qe kane parkime te rezervuara në rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh ë Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie në rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

(BalkanWeb)

Prev Post

Haki Stërmilli, ylli që nuk humb shkëlqimin e vet

Next Post

Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012

post-bars

Leave a Comment