LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gati 30% e të rinjve në Shqipëri janë të papunë

Gati 30% e të rinjve në Shqipëri janë të papunë

Mundi dhe sakrificat e diplomimit, nuk janë te barasvlershme me një vend pune. 28% e te rinjve te arsimuar ne Shqipëri, janë të papunë.

Anxhela Kuri ka përfunduar studimet për Letërsi. Ajo nuk ka mundur të gjejë një punë në profesionin e saj, pasi nuk ka eksperiencën e duhur, duke u detyruar të punojë part time jo në profesionin e saj.

“Në shkollë pjesa e praktikës mungon. Kam aplikuar dhe përgjigja është nuk ke eksperiencën e punës, gjë që unë si student nuk kam ku ta fitoj sepse është një gjë që mungon. Nuk është puna tek shuma, pagesa në fund të muajit, por unë të mësohen me punën dhe si funksionon puna në profesionin tim”, u shpreh Anxhela Kuri.

Një studim i organizatës ndërkombëtare të punës, thotë se 70% e të papunëve në Shqipëri janë më arsim të lartë, ndërsa papunësia tek të pa arsimuarit është zero.

Në vendin tonë, papunësia mbetet ende në shifra të konsiderueshme, tek të rinjtë arrin në 28%.

“Në tregun shqiptar nuk ka një studim të mirëfilltë se cilat janë ato pozicione pune që kërkohen ose cilat janë ato kompani, që duan të punësojnë staf…Shkollat në vetvete nuk duhet të shihen si institucione që gjenerojnë të ardhura, por të bëjnë studime tregu të shohin se cilat janë tendencat, cilat janë kërkesat nëse ofrohen punë sezonale, afatgjatë”, Eranda Ymerali, eksperte arsimi.

Në Shqipëri për vitin akademik 2020-2021, për 1000 banorë, 44 ishin studentë.

Degët e preferuara ishin Biznes, administrim dhe ligj me 31.173 studentë, në vendin e dytë me 21.195 ishin profilet shëndet dhe mirëqenie ndërsa inxhinieri, ndërtim dhe prodhim mban vendin e tretë me 20.537 studentë.

Të diplomuar për vitin 2020-2021, në arsimin e lartë ishin 32.889 të rinj, 17.585 vetëm në Bachelor.

Ofertat e punës në faqen zyrtare të agjencisë kombëtare të punësimit, janë 2195, për të gjithë Shqipërinë. Jurist, bankier, specialit IT, mjek janë disa nga profesionet që kanë kërkesa për vende pune. Sipas statistikave, janë rreth 30 mijë të arsimuar që nuk kanë se ku të punësohen./Rruga Press

Prev Post

Del në ankand një ‘Cadillac’ i Elvis Presleyt

Next Post

Pse Tolstoi e përbuzte Shekspirin

post-bars

Leave a Comment