Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 SHBA-ja, Shqipëria dhe vende të tjera thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund programit bërthamor

SHBA-ja, Shqipëria dhe vende të tjera thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund programit bërthamor

SHBA-ja, Shqipëria, Britania, Franca, Irlanda dhe Japonia bënë një deklaratë të përbashkët përpara seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila do të diskutojë mbi testin e fundit raketor të Koresë së Veriut

New York

Gjashtë vende përfshirë SHBA-në dhe Shqipërinë i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund programit të saj bërthamor dhe testeve të raketave balistike.

SHBA-ja, Britania, Franca, Irlanda, Shqipëria dhe Japonia bënë një deklaratë të përbashkët përpara seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila do të diskutojë mbi testin e fundit raketor të Koresë së Veriut.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield, në deklaratën e bërë në emër të 6 vendeve tha se dënojnë testin raketor balistik të Koresë së Veriut më 5 janar dhe se testimi raketor ka shkelur hapur rregullat e KS-OKB-së.

Kërkimi i Koresë së Veriut për armët e shkatërrimit në masë dhe programet raketore balistike kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare theksoi Thomas Greenfield, e cila i bëri thirrje Phenianit që t’i japë fund programit të saj bërthamor dhe testeve të raketave balistike.

Ajo tërhoqi vëmendjen se Koreja e Veriut vazhdon të bëjë investime ushtarake pavarësisht kostos së kësaj ndaj mirëqenies së popullit. Thomas Greenfield tha se populli i vendit ndodhet përballë një krize humanitare në rritje nën një regjim të ashpër autoritar.

Ajo i bëri Koresë së Veriut thirrje edhe për dialog për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe distancim nga veprimet që prishin stabilitetin.

Koreja e Veriut testin e fundit të saj e zhvilloi në tetor 2021, ndërsa një raketë që u testua më 5 janar u pretendua se kjo ishte një raketë balistike e tipit të ri që lëshohet nga nëndetësja./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Në 140 vjetorin e lindjes së Fan Nolit, hapet ekspozita ‘Noli në optikën e historisë’

Next Post

“Tërhiqet” Evi Kokalari: Kam vendosur të distancohem pak, kam lënë punët e mia pas dore në USA

post-bars

Leave a Comment