Studim i ri: Cili shtet europian ka më shumë milionerë?
Gjermania është shtëpia e njerëzve më të pasur në Evropë, tregon një studim i ri zviceran. Pasuria individuale e gjermanëve vlerësohet në rreth 16.4 trilion euro dhe e dyta në listë është Franca me 12.6 trilion euro.
Britania e Madhe dhe Italia kanë nga 10 trilon secila.
Pasuria individuale u rrit në këto vende në vitin 2020, viti i parë i pandemisë, pavarësisht rënies së PBB-së.
Studimi përfshiu 16 vende të Bashkimit Evropian dhe Zvicrën. Ndërsa PBB-ja ra me 6.4 përqind në 2020, pasuria individuale u rrit me 3.9 përqind.
Kjo tregon se hendeku në pasuri mes të pasurve dhe të varfërve po rritet dhe autorët e studimit thonë se ky është një trend që do të vazhdojë.
Gjermania ka më shumë milionerë, 2.9, dhe Britania e Madhe dhe Franca 2.5 milionë.
Zvicra ka numrin më të madh të milionerëve për frymë. Rreth 14.1 për qind e zviceranëve janë milionerë. /tesheshi.com/infoshqip