Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Përkujtohet Hafiz Ali Korça, u burgos dhe u internua nga diktatura

Përkujtohet Hafiz Ali Korça, u burgos dhe u internua nga diktatura

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot me anë të publikimit të disa dokumenteve origjinale, arsimtarin patriot Hafiz Ali Korça.

Si sot, më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

Ali Korça, biri i Iljas efendiut, u lind në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku mbaroi shkollën ibtidaije, rushdije dhe idadije. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Mbasi kreu studimet u kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtshkrim të gjuhës turke. Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht.

Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më mbas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll.

Ka marrë pjesë në kongresin e Manastirit (1908) dhe në kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frenge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957. Nga punimet e tij mund të përmendim, përkthimin e Kuranit, Mevludin, “303 fjalë të Imam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë”, “Rubaijati”, “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”, “Historia e shenjtë dhe katër kalifët”, etj.

Nga dokumentet që ruhen rreth Hafiz Ali Korçës, DPA publikoi një jetëshkrim të tij dhe emërimin e tij në shkollën idadije./atsh/KultPlus.com

Prev Post

Dalin emrat! Këta janë punonjësit që shpërndanë të dhënat e mijërave shqiptarëve

Next Post

Rubrika letrare Kontakt| 3 poezi nga K.Gj

post-bars

Leave a Comment