Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mos nënçmo asnjë vepër të mirë, sado e vogël të jetë ajo, tregim nga i cili duhet të nxjerim mësim

Mos nënçmo asnjë vepër të mirë, sado e vogël të jetë ajo, tregim nga i cili duhet të nxjerim mësim

Ebu Nasr Sajad, ishte një njeri shumë i varfër. Një herë kaluan disa ditë pa ngrënë gjë, as ai, as familja e tij. Pa ditur se ç’bënte del nga shtëpia dhe shkon te një njeri i ditur, të cilit i qan hallin ku ndodhej.

I dituri i thotë: Më ndiq nga pas, merr rrjetën dhe shkojnë në bregdet. Fal dy rekat namaz. Pasi falet i thotë, thuaj: Bismilahi dhe hidhe rrjetën në det. Pasi tha bismilahi dhe hodhi rrjetën, i dituri u largua. Ebu Nasri e la pak kohë rrjetën në det dhe filloi ta tërheqë atë kur pa që ajo kishte kapur një peshk të madh. I gëzuar e merr peshkun shkon në treg ku e shet dhe me paratë blen bukë dhe ushqime.

Nga ato që bleu ndan një pjesë, të cilën ia çon në shtëpi njeriut të ditur që e ndihmoi për të kapur peshkun. Por kur ia zgjati ushqimet, i dituri i tha: Ushqe me të familjen, sikur ta konsumonim të gjithë atë që na jep Zoti, nuk do të kishte dalë peshku.

Para se të arrijë në shtëpi, i del para një grua me fëmijën e saj, të cilët mezi ecnin nga uria. Kur e panë, sytë e tyre u ndalën në çantën ku mbante bukën dhe ushqimet. I hutuar nga ajo që po shikonte, ua jep të gjitha që kishte në çantë. Gruas i rodhën lotë gëzimi nga sytë dhe fëmija filloi të buzëqeshë kur pa ushqimet dhe bukën.

Kurse Ebu Nasr Sajjadit iu shtua hidhërimi më tepër pasi nuk kishte me çfarë të ushqente veten dhe familjen e tij, të cilët kishin ditë pa futur gjë në gojë. Ashtu siç ishte i mërzitur, papritur dëgjon dikë që thërriste: Kush e njeh Ebu Nasr Sajjadin?

Vrapon drejt tij dhe i thotë: Unë jam ai që kërkon, çfarë kërkon?

Njeriu ja ktheu: Ka njëzet vjet që i kam marrë babait tënd një borxh prej 30.000 derhemësh. Kur i mora u largova jashtë vendit dhe tani që jam kthyer më thanë që babai yt ka vdekur dhe ka lënë një djalë me emrin Ebu Nasr Sajjad, kështu urdhëro borxhin që i kisha babait tënd.

Tani nuk isha më i varfër, por u bëra i pasur. E gjitha kjo për shkak të bamirësisë ndaj asaj gruaje dhe fëmijës së saj. Fillova të jap lëmoshë në shuma të mëdha, saqë filloi të më pëlqejë vetja.

Një natë pashë në ëndërr sikur ishte bërë Kijameti dhe ishte vendosur peshorja në të cilën peshoheshin punët e mira dhe të këqija. Kur më erdhi radha mua dhe u vendosën veprat në peshore, pashë që të këqijat ishin më shumë se të mirat.

-Po ku janë paratë, të cilat i dhashë lëmoshë?- thirri me të madhe.

U vendosën paratë që kisha dhënë, por ato nuk e lëvizën fare peshoren, ishin si një fije pambuku. Një nga melekët thirri: A ka mbetur gjë tjetër pa u vendosur në peshore?

-Po, u përgjigj një tjetër, janë lotët e gruas së cilës i dha bukën dhe ushqimet. U vendosën lotët në peshore dhe e rënduan anën e punëve të mira saqë u barazuan të dy anët e peshores.

Meleku thirri përsëri: A ka gjë tjetër? Po, është buzëqeshja e fëmijës, kur mori ushqimet dhe bukën. Kur u vendos dhe buzëqeshja e fëmijës, meleku thërriti i gëzuar: “Shpëtoi, shpëtoi”.

Në atë çast unë u zgjova dhe thoshja me vete fjalën e njeriut të ditur: Sikur ta konsumonim gjithçka që na jep Zoti, nuk do të dilte peshku. /InfoShqip.com

Prev Post

Louis Braille, adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

Next Post

5 gjëra që ju ndihmojnë të jeni energjikë gjatë ditës edhe pa pirë kafe

post-bars

Leave a Comment