Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Edukatoret e gjetën të shtrirë në tokë, 3-vjeçari i vdekur në Fier me shenja në qafë

Edukatoret e gjetën të shtrirë në tokë, 3-vjeçari i vdekur në Fier me shenja në qafë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit në Fier. Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopësht privat në Fier, ndërsa i mituri ishte me origjinë nga Kolonja por që jetonte në fshatin Sheq i Vogël. Në fillim edukatoret kanë dyshuar se djali i vogël ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë në tokë, por kur e kanë çuar në spital ai ka qenë pa shenja jete. Rreth qafës fëmijës i janë konstatuar disa shenja por nuk dihet se nga se i janë shkaktuar. Ka dyshime se ai mund të ketë gëlltitur diçka të fortë dhe kjo mund t’i ketë sjellë mbytjen e menjëhershme. Trupi i fëmijës ndodhet aktualisht në spital ku po i kryhen ekspertizat e nevojshme/JOQ

Prev Post

Piranjat masakrojnë notarët në Paraguaj, gjenden 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Next Post

Përurohet Pallati i ri i Sportit “Farie Hoti”, Veliaj: Mirënjohje për të gjithë ata që veshin uniformën bardh e blu

post-bars

Leave a Comment