LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Një udhëtim në Vithkuq, potencial i jashtëzakonshëm turistik

Një udhëtim në Vithkuq, potencial i jashtëzakonshëm turistik

Ditët e para të vitit të ri 2022 më gjetën në Vithkuq, sëbashku me miqtë e mi… Një eksperiencë që duhet të shijohet nga adhuruesit e natyrës…-Vithkuqi, një oaz paqeje me potenciale turistike të jashtëzakonshme, është fatkeqëisht jashtë fokusit të institucioneve.Vetëm 30 minuta larg qendrës së qytetit të serenatave, Vithkuqi është një destinacion që duhet vizituar dhe duhet të kthehet në atraksion turistik. I rrethuar nga malet, kodrat, dhe një bimësi e magjishme, me 12 kisha dhe me një qytetërim që zanafillën e ka që prej kohës pas bizantine, Vithkuqi ofron një gamë të gjerë të produkteve turistike. Në Vithkuq mund të zhvillohet turizmi i aventurës, hiking, turizmi i bardhë, turizmi i vëzhgimit, turizmi kulturor e fetar, turizmi i kulinarisë dhe padyshim mund të prekësh traditën e mikëpritjes shqiptare…Fatkeqësisht kjo botë e ndërtuar mes maleve, nuk ka promovimin dhe orientimin e duhur. Banorëve të zonës u duhet jetojnë mes Greqisë edhe Shqipërisë për të grumbulluar disa të ardhura më shumë. Të rinjtë gjejnë shpresë e shpëtim, duke emigruar dhe duke mos u kthyer më, siç rrëfejnë vetë banorët e zonës. Pjesa e mbetur është e fokusuar tek blegtoria e bujqësia, pasi turizmi është ende në nivel shumë të ulët. Ka fare pak bujtina ku mund të qendrosh, të cilat janë një filizë shprese për të ardhmen turistike të zonës. Pak kush e di, që Vithkuqi është ndërtuar si një qendër tregtare mes Beratit e Korçës dhe në shek. XVII ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në rajon. Pak kush e di se në Vithkuq janë zhvilluar luftëra dhe se është vendlindja e Naum Panajot Bredhit (1767-1846) nismëtarit të Rilindjes Kombëtare, hartuesit të “Evetarit” (1844) abetaren e parë shqipe me 33 shkronja.Pak kush e di se banorët e kësaj zone kanë luftuar përballë turqëve, duke mos pranuar të ndërrojnë besimin e tyre fetar, duke u kthyer në një nga zonat më fanatike të fesë Orthodokse dhe jashtëzakonisht atdhetare, deri në vetë sakfrikim. Pak kush e di se në Vithkuq, në një nga Kishat e zonës, Kisha e Shën Mëhillit, ndërtuar në vitin 1728, ndodhet dhe “Varri i Pagëzimit”. Ky varrë është simbol i besimit fetar nga njëra anë dhe atdhedashurisë në krahun tjetër. Siç na rrëfeu dhe një banor i zonës: “…Gjithçka nisi me një pagëzim. Ishte janari i vitit të largët 1776 kur një familje sëbashku me foshnjen e sapo ardhur në jetë, ju drejtuan kishës për të kryer ceremoninë e pagëzimit. Prifti i kohës nisi meshën në greqisht, por kjo nuk u pranua nga familjarët, që kërkuan që mesha të këndohej në shqip. Prifti nuk pranon dhe nxjerr jashtë familjen. Nga i ftohti, foshnja ndërron jetë dhe nga hidhërimi, e gjithë familja pushon së jetuari. Të gjithë anëtarët e familjes dhe foshnja u lanë të prihen në afërsi të kishës, me një gur tejet të veçantë, i cili është tejet I butë nën tokë, i pathyeshëm mbi tokë. Simboli ishte qartë, shpirtrat e tyre të butë e atdhetare prehen nën tokë, por këto shpirtra dhe besimi i tyre, janë të pathyeshëm mbi dhe’ dhe kjo histori shoqëron dhe lajtmotivin e këtij fshati me origjinë mesjetare”, rrëfeu banori i zonës.Një histori frymëzuese, si shumë të tjera që mbart në korridoret e saj, qyteza e ngritur mes maleve që duhet vizituar dhe promovuar. Fatkeqësisht e gjithë kjo histori, i gjithë ky potencial nuk mbështet nga politika institucionale, të cilat, në disa raste edhe me axhendë politike të caktuar, arritën të promovonin në mënyrë të mrekullueshme qytetin e Korçës, Dardhën e Voskopojën…/A.F.

360grade.al

Prev Post

Nicole Kidman, Yllka Gashi e Lady Gaga në një listë, Gashi: Zemra më bëhet mal

Next Post

Gjykata shpall fajtore sipërmarrësen që frymëzoi (dhe zhgënjeu) botën

post-bars

Leave a Comment