Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjykata shpall fajtore sipërmarrësen që frymëzoi (dhe zhgënjeu) botën

Gjykata shpall fajtore sipërmarrësen që frymëzoi (dhe zhgënjeu) botën

Pas tre muajsh shqyrtim të provave dhe 32 dëshmitarëve, gjykata shpalli fajtore ish-drejtoreshën ekzekutive të Theranos, Elizabeth Holmes.

Gjykata e shpalli atë fajtore për dy akuza për mashtrim dhe dy komplote për të kryer mashtrim pas shtatë ditësh diskutim. 37-vjeçarja u shpall e pafajshme për katër akuza të tjera. Holmes mund të përballet deri më 20 vjet burg për çdo akuzë, megjithëse ekspertët ligjorë thonë se nuk ka gjasa që të marrë dënimin maksimal.

Elizabeth Holmes ishte 19 vjeçe kur braktisi universitetin e famshëm amerikan “Standford” dhe vendosi “të ndryshonte botën”. Në vitin 2004, ajo krijoi Theranos, një bashkim i fjalëve “Therapy” (Terapia) dhe “Diagnosis” (Diagnoza). Ky start-up premtonte që vetëm nëpërmjet një pike gjaku nga një e shpuar pa dhimbje e majës së gishtit dhe nëpërmjet një makinerie, të evidentonte të gjitha sëmundjet e mundshme, të dallueshme nëpërmjet gjakut.

Gjykata shpall fajtore sipërmarrësen që frymëzoi (dhe

Të gjitha mediat shkruan për të, përfshirë Time, Forbes, New Yorker etj. Holmes kaloi nga një e panjohur në një emër të komentuar në Silicon Valley dhe arriti të grumbullonte 4.5 miliardë pasuri duke mashtruar investitorët. Ajo u konsiderua mbretëresha e Silicon Valley-t të dominuar nga burra.

Por hetimet tregun se pas historisë së suksesit të Theranos-it, fshiheshin procedura laboratorike dhe rezultate të dyshimta.

Prokurorët federalë e përshkruan atë si një sharlatan të fiksuar pas famës dhe pasurisë. Në gjykimin e çështjes, ajo vazhdoi ta konsideronte veten “pioniere vizionare në Silicon Valley të dominuar nga meshkujt, e cila u abuzua emocionalisht dhe seksualisht nga ish i dashuri dhe partneri i saj i biznesit, Sunny Balwani”.

Gjykata shpall fajtore sipërmarrësen që frymëzoi (dhe

Pasi u shpall fajtore, Holmes qëndroi ulur dhe nuk shprehu asnjë emocion të dukshëm teksa lexoheshin vendimet.

/anabelmagazine.com

Prev Post

Një udhëtim në Vithkuq, potencial i jashtëzakonshëm turistik

Next Post

Të udhëtuarit ta shton bindjen e mospërkatësisë në këtë botë

post-bars

Leave a Comment