Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ullinjtë/ Raporti: Shqipëria ka potencial për pjesën organike, problem informaliteti

Ullinjtë/ Raporti: Shqipëria ka potencial për pjesën organike, problem informaliteti

TIRANË – Shqipëria vlerësohet të ketë potencial të lartë për zhvillimin e fermave organike përfshirë edhe ato të ullinjve por situata aktuale tregon për një zhvillim të dobët. Orientimi drejt organikes cilësohet në një raport të dedikuar për sektorin e ullinjve si një mënyrë për të përfituar një vlerë më të lartë për ullirin apo për vajin pas përpunimit të tij. Pjesa organike e ullirit dhe vajit të ullirit të prodhuar dhe i shitur në Shqipëri është e papërfillshme. Sipas statistikave të disponueshme, ishin 7,6 hektarë ullinj të certifikuara organike dhe 9.7 hektarë në proces.

Studimi i cili është pjesë e një serie publikimesh të bëra nga Ministria e Bujqësisë dhe që analizojnë politikat dhe situatën në kuadër të projektit IPARD III që pritet të fillojë nënvizon se problematikë në sektor mbetet informaliteti i fidanëve si dhe ai i shitjes së vajit të ullirit.

“Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet ky sektor është cilësia e fidanëve. Është raportuar shpesh se fidanët e ullirit nuk kanë hyrë në prodhim sepse cilësia e fidanëve ishte e dobët ose nuk përshtateshin kushtet lokale. Rreth gjysma e fidanëve (për ullinj dhe në mënyrë të ngjashme edhe për pemët frutore), vlerësohet të jetë informale.

Për shembull, sipas statistikave të disponueshme, numri i fidanëve të ullirit të certifikuar të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve 2019 – 2020 ka qenë 193 400, ndërsa numri i ullinjve të rinj vetëm për vitin 2019 është raportuar të jetë mbi 280,000” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se në vend vlerësohet se janë rreth 70,000 – 100,000 fermerë të përfshirë në kultivimin e ullirit. Megjithatë, shumica e fermave kanë një numër të vogël të ullinjve dhe në këtë mënyrë edhe raportimi statistikor i numrit të fermave që kanë ullinj mund të ndryshojnë.

“Sipas statistikave më të fundit të mbledhura nga anketat , janë rreth 9000 fermerë që kanë 1.00- 2.00 ha dhe 2.500 fermerë që kanë mbi 2.00 ha – pra, vetëm një pjesë e vogël e fermerëve që merren me prodhimin e ullirit(10%-15% e totalit) mund ta konsiderojë atë si një aktivitet të rëndësishëm” thuhet në studim.

Për sa i përket ecurisë së sasive totale të ullinjve të prodhuar, sipas studimit mund të vërehet se që nga viti 2010 prodhimi ka qenë në rritje të vazhdueshme por në vitin 2019 është vërejtur një rënie e prodhimit, edhe pse numri i pemëve ka është në rritje nga viti në vit, ndërsa viti 2020 është raportuar të jetë një vit shumë produktiv bazuar në intervista (statistikat zyrtare për prodhimin e vitit 2020 nuk ishin të disponueshme gjatë kohës së hartimit të raportit).

Luajtjet në nivelet e prodhimit janë të zakonshme: moti i keq në pranverë ose mungesa e reshjeve në momentet kyçe të zhvillimit të ullirit kombinuar me mungesën ose praktikat e dobëta agronomike që shkaktojnë rënie.

Dokumenti nënvizon se prodhimi i ullinjve për përpunimin e vajit të ullirit është mjaft i përqendruar në qarqet e Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Beratit. të cilat së bashku përbëjnë më shumë se 80% të prodhimit të përgjithshëm. Në këto rajone ka edhe një të lartë përqendrimi i fabrikave/përpunuesve të vajit të ullirit. (MONITOR)

Prev Post

Irak, parandalohet sulm me dronë në bazën ushtarake Ayn al-Asad

Next Post

Ngadalësimi i rrymave oqeanike mund të ketë efekt shkatërrues në klimën tonë

post-bars

Leave a Comment