Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Irak, parandalohet sulm me dronë në bazën ushtarake Ayn al-Asad

Irak, parandalohet sulm me dronë në bazën ushtarake Ayn al-Asad

Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake irakiane, tentativa për sulm është parandaluar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar

Anbar

Sistemi i mbrojtjes ajrore ka parandaluar një sulm me dronë të ngarkuar me eksploziv në bazën ushtarake Ayn al Assad në Irakun perëndimor.

Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake irakiane, tentativa për sulm është parandaluar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar.

Forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH përfunduan misionin e tyre në Irak në dhjetor.

Forcat e koalicionit evakuuan bazën Ayn al-Assad në provincën Anbar dhe ia dorëzuan pajisjet që kishin ushtrisë irakiane.

Gjithashtu dje u njoftua se janë neutralizuar dy dronë të ngarkuar me eksploziv, objektivi i të cilëve ishte aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit në Irak./ Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Rizvanolli: Kosova do të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në vend

Next Post

Ullinjtë/ Raporti: Shqipëria ka potencial për pjesën organike, problem informaliteti

post-bars

Leave a Comment