Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mjeku zbulon çfarë po ndodh me virusin që po qarkullon dhe gabimin me antibiotikun

Mjeku zbulon çfarë po ndodh me virusin që po qarkullon dhe gabimin me antibiotikun

Adrian Fandi, mjek shqiptar në Londër tha në emisionin Now në Euronews Albania se gripi që po qarkullon që nga dhjetori në Angli por edhe në Shqipëri në fillim të këtij viti është i ngjashëm me periudhën para COVID.

Mjeku tregoi se karakteristikë për këtë grip është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima siç quhen në gjuhën popullore, që duhet trajtuar me trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin.

“Kjo gjendje që është tani më kujton periudhën para COVID, në 2019 ku kemi pasur një grip shumë të fortë. Siç tha edhe doktor Ilir Alimehmeti, grip si ky nuk kam parë, dhe kemi pasur shumë komplikacione.

Komplikacioni kryesore në atë periudhë kanë qenë pneumonitë virale te të rriturit dhe bronkolitet te fëmijët. Karakteristikë për këtë grip që qarkullon tani në Angli po ma do mendja është i njëjtë edhe në  Shqipëri, është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima që mund t’i themi në gjuhën popullore. Dhe këto tregojnë që ke një shtrëngim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe kanë nevojë për trajtim. Jo antibiotik në radhë të parë, por për trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin. Kurse për fëmijët nga 0-1 vjeç përdorim aerosolin me avull. Temperatura natyrisht duhet trajtuar kur kalon mbi 39, duhet dhënë paracetamoli dhe ibuprofeni në të njëjtën kohë, se nuk duhet të lësh temperaturën që të shkojë drejt 40 gradë për të parandaluar konvulsionet febrile”, tha mjeku.

Nderkohe, antibiotiku nuk duhet të jepet në të gjitha rastet, por vetëm nëse pacienti ka komplikacione sekondare bakteriale.

Fandi tha se antibiotiku duhet të jepet nëse pacienti dëgjon zhurma në mushkëri dhe është mirë të kombinohet me kortizonin.

“Antibiotiku jepet nëse ke një komplikancë sekondare bakteriale. Nëse dëgjon zhurma në mushkëri, nëse ke gëlbazë me ngjyrë. Pra sekrecionet që dalin me ngjyrë. Nëse pacienti i ka mushkëritë e pastra, nuk ka nevojë për antibiotik.

 

/euronews.al

Prev Post

22 Nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë kombëtare

Next Post

Save the Children: “Në sulmet izraelite u vranë 1 për qind e fëmijëve në Gaza”

post-bars

Leave a Comment