Shko në fillim

LiveRadio Kontakt

Dhuna në shkolla/ Ngjarja e gjimnazit “Hydajet Lezha” ka tejkaluar rastin

Dhuna në shkolla/ Ngjarja e gjimnazit “Hydajet Lezha” ka tejkaluar rastet

Duke qënë disi njohës i profesionit të edukatorit dhe mendimit pedagogjik pasi kam studiuar për mësuesi në Normalen e Elbasanit dhe baçelor UAMD, desha të ndaj për ju një opinion timin indirekt në lidhje me rastin e dhunës mbi mësuesen (femër) në gjimnazin e Lezhës “Hydajet Lezha”

E specifikova femër sepse në historinë tonë 120 vjeçare arsimore, por edhe të momenteve më të vështira siç ishin pas vitet 90 , nuk kam dëgjuar e as kam parë të goditet dhe dhunohet mësuesja (femër) në këtë formë nga një nxënës (akt i shëmtuar, i ulët e shumë i dhunshëm).

Përshembull brezi im edhe pse mund të ketë kaluar periudha të vështira në vitet 90, që nga fillorja, andoloshenca dhe post saj, ku jo vetëm sistemi arsimorë por i gjithë sistemi shtetëror ishte në kolaps dhe anarki, nuk kam dëgjuart kurrë të goditet dhunshëm një mësuese femër në shkolla (nëse keni raste të tilla ma referoni se ndoshta gabohem).

Unë mbaj mënd vetë vitet 1996-1997që nëxësit mbanin sende të forta, deri edhe armë zjarri rreth shkollës dhe brënda shkollës, diku diku edhe zënie e grushtim në klasë mes tyre, por edhe zënie me mësuesit meshkuj dhe kurrë s’kam dëgjuar të grushtohet apo dhunohet një mësuese femër e jo më deri në atë pikë “goditje me karrige kokës”, kjo është një çudi e madhe për mua, e pa pranueshme dhe e pa njohur deri tani.

Pra e shikoj si një alarm të madh dhe pyes veten” mos po ndodh vërtet diçka e madhe, ndryshime shoqërore, ndryshime në familje dhe sigurisht që kjo mund të prekë gjithçka, po na prek edhe sistemin edukativ etj, sepse edhe kodet zakonore në rastin e Lezhës kanë rënë poshtë.
Mos do na kushtoj shumë nesër?”

Të hidhemi si fillim në rastin, ta vazhdoj më thjeshtë.

Dihet se probelmatikat kryesore të një sistemi arsimorë janë sa metodike, kushtet dhe ambjenti fizik i institucionit, baza materiale, por dhe ana social-kulturore e morale gjithashtu. Nuk mund të ndajmë asnjë nga këto dimesione në lidhje me ralizimin dhe funksionimin sa më të mirë të të gjithë dimesionit arsimorë, sistemit në përgjithësi dhe kurikulave të mësimit.

E njejta gjë sfidon edhe një orë mësimi

Për të mos e gjithpërfshirë këtë rast në një kontekst sistemi arsimore edhe pse për mua duket qartas që është diçka e madhe, desha të ndalem vetëm në dy gjëra (mësuesja dhe nxënësi).

Në rastin e Lezhës unë vë re pikerisht atë që në një farë mënyre janë problematikat e proçesit si klima në klasë, menaxhimi, metodat, realizimi i objektivave të duhura të një ore mësimit etj. Po ta shikojmë pak në petkun e analizës, rezulton që në atë orë mësimi, jo janë anashkaluar parimet e proçesit mësimorë por janë mbikaluar komplet, duke nënkuptuar një përplasje fillestare verbale deri në atë fizike e duke shkatarruar në themel proçesin e mësimit dhe fatkeqsisht rënien e tij.

Sipas meje kjo bie komplet përgjegjësi profesionale mbi mësuesen, pasi sido të jetë situata, është ajo përgjegjëse për mbarëvajtjen e mësimit dhe klimës në klasë. E them këtë më kopetencë të plotë, jo se një mësues nuk gabon, por një mësues duhet të jetë i aftë sa profesionalisht, intelektualisht por edhe emocionalisht për ta realizuar mirë orën e mësimit dhe kjo e fundit është përgjegjsia e asaj direkte si mësuese.

Pikërisht nuhatja dhe ndjeshmëria për këtë gjë e ruan proçesin në të gjithë dimensionin e vet (sido që të jetë situata) dhe s’lejon të bie në shkatarrim e plotë të orës së mësimit deri në ato nivele që prek themelet, parimet dhe moralet e një ambjenti edukativ e mësimorë.
Për një proçes sa më të frytshëm Mësimdhënie-Mësimnxënie dhe për arritjen e objektivave në nivele sa më të mira studiuesit modern e lidhin këtë me formulën “Nxënës-Mësues-Prind” dhe anasjelltas.
Probloematikat që haset gjithashtu më shumë sipas studioesve bashkohorë, ishin nderlidhja e po kësaj formule (Mesues-Nxenes-Prind) dhe që kjo formulë herë pas here nuk vihet në funskionim, pasi përfshirja e prinderve në këtë proçes është deri diku i vështirë, sidomos në shoqëritë e ngjashme si ajo e jona e cila nuk ka një traditë të të përfshierjes së prindërit në këtë gjë. Pra pikerisht mund të them se ngjarja e Lezhës manifeston në mënyrë të plotë kleçkën e kësaj formule.

Sipas mendimit tim, siçe e thashë dhe lart, në rradhë të parë vë në përgjegjësi mësuesin dheee pastaj prinderin. Por çdo të thotë kjo?

At’here kleçka e kësaj formule për një proçes sa më të mirë dhe të frytshëm ndoshta mund të fsheh dhe misteret e problematikave në lidhje me anën profesionale të edukatorit, nëxënësit, familjen, ndoshta dhe vetë shoqërisë. Megjithatë edhe pse medimi im bie mbi mësuesen nuk do të thotë se prindi qëndron më prapa kësaj. Dikush nga kolegët do më gjykoi për përgjegjësinë që ia hedh mësueses dhe jo nxënësit që bëri dhunë por kjo nuk ka të bëj vetëm me rastin në fjalë.

Dua të shpreh se mesuesi para se të jetë mësues është gjithashtu individ, një qytetarë dhe prind mbi të gjitha. Nëse përgjegjësia familjare, prinderore , morale dhe ndjeshmëria profesioanle nuk qëdnrojnë tek mësuesi i ghithë proçesi është i ekspozuar për një denigrim, dështim dhe rënie totale në një moment sforcimi. Proçesi i mësimit nuk është një proçes mekanik thjeshtë për tu realizuar dhe nuk duhet të mendohet kurrë ashtu, por kam kuptuar që nëse prindi ka një rëndësi të madhe në këtë proçes apo në atë formulë , mesuesi ka dy herë më shumë rëndësi dhe përgjegjësi në këtë mision, sepse ai është një mësues në sytë e grupit (dhe komunitetit) por është gjithashtu edhe një prind edhe një qytetarë i shoqerisë sonë.

Kur themi se profesioni i mësuesit është i shenjtë, a e kane menduar thellë vetes suaj si mësues çdo të thotë kjo, cfarë përgjegjësish ka në sytë e dikujt, çfarë emicionesh mbart përshembull deri tek nënësi dhe klasa, spo flas pastaj për isntitucionin, komunitetin dhe figurën e një mësuesi?

Ora e mësimit nuk është pronë e mësuesit është pronë e nxënësit, fiksojeni mire këtë. Sistemi ynë arsimorë tashmë ka pranuar në qëndër të tij nxënësin e jo mësuesin. Përveç kësaj, edhe në qoftëse ka ngarkesa, presione etj etj, ora e mësimit nuk është mekanikë që të vazhdoni deri në thyerjen e të gjitha ingranazheve dhe hallkave pa ndalur, klasa nuk është dimesion pushteti dhe ligjesh por ambjent edukativ dhe arsimorë. Egoizmi profesional s’duhet ta prekë mësuesin përballë një fëmije apo andoloshenti dhe në fund të fundit bien idealizmat përballë dinjitetit njerzorë dhe shpirtërorë të nxënsve, kështu që këshilla ime është, mer masat, ose nxirr nëxësin nga klasa, ose ndëshko me notë ( nëse s’di ça të bësh tjetër) ose mbylle proçesin e mësimit herët, mer regjistrin dhe shko tek salla e mësuesve, rri mendo dhe ngrije si problem në hirarki duke marë përgjegjësitë gjithmonë dhe i/e shqëtësuar se si ta kthesh në normalizim klimën e klasës.

Megjithatë, nga ana tjetër nuk dua të lë menjanë pa dënuar atë akt të dhunshëm nga nxënësi dhe që sigurisht është një tejkalim i madh në reagimin e tij dhe për moshë që ka. Sigurisht mund të mbaj përgjegjësi edhe penalë po qe, por kur po e shkruaj tani këtë tekst më çpërfytyron mendimin dhe me hedh në absurde idenë që vërtë si lidh dot me konceptin dhe mendimin pedagogjik, me atë që quhet arsim, por ça të bëjmë, ja për fat të keq po përballemi me raste të tilla të rend e ndoshta edhe më të rënda se kaq
.
Përshembull, në mendimin modern pedagigjik, problematika sipas studiuesve, ishin ndërlidhja e trekëndshit Mësues-Nxënes-Prind dhe anasjelltash e që kjo formulë herë pas here nuk vihet në funskionim tamam siç duhet, pasi përfshirja dhe interesi i prindërve në këtë proçes është deri diku I pakët, sidomos në shoqëri si ajo e jona e cila nuk ka një traditë të të përfshirjes së prindërit.

Pra, po ta shikojmë, pikerisht në këtë ngjarje të Lezhës manifestohet në mënyrë të qartë kleçka e kësaj formule. Sigurisht që unë e dënoj aktin e nxënësit edhe për moshën që kishte mund të mbajë dhe përgjegjësi penale, por qëllimi i një ore mësimi nuk është kjo. Qëllimi i vetemë i mësimit është mësimi dhe edukimi. Por çdo të thotë kjo për rastin?

Rasti ishte specifik, nxënsi jo që kishte mungesë të përfshirjes së prindërit në formulën e mësipërmen , por ai kishte mungesë në nivele të ndjera të një nga prindërit dhe asaj përgjegjësie prindërore. Mirë që nuk ke mundësi aspak për ta pasur në këtë proçes prindërin se ai nuk jeton por ti si mësuese shkon dhe ia prek me fjalët “as për eshtrat e babait tend …” shpirtin dhe dinjitetin e nxënësit, pikërisht atë që ti as nuk duhej ta prekje e as nuk mundeshe ta kishe në formulën (Nxënës-Mësues-Prind). Ky ka që gabimi profesional dhe moral i pozicionit të mësuesit tek ajo ngjarje sipasmeje dhe mudn të them së është më shumë se brrutale, është në nivele makrabiteti.

Ne si edukatorë e kemi kollaj ta lëshjojmë përgjegjësinë tonë profesionale drejtë përgjegjsisë edukative tek nxënësi duke nënkuptuar problematikat e tij/asaj në veçanti në rrafshin familjarë por ndonjë herë ia adresojmë dhe shoqerisë vetë.
Por a duhet të harroi mësuesi se ai vetë është një individ, pjesë e shoqërisë ku jetonë, por edhe një familjarë dhe gjithashtu prind?

Nuk ka rrugë tjetër vetëm se mësuesi ta kuptoi mirë pozicionin e tij të shenjtë, misionin dhe dimesionin e edukatorit, i cili zhytet mes proçesit të dijes, metodave, kurikulave, objektivave për një qëllim të madh, atë të edukuarit dhe të mësuarit e nëxënësit. Mos ta harroi asnjë here këtë, ky është si një urdhë parimorë. Ai/ajo duhet të jetë i/e aftë dhe i/e kujdeshëm profesionalisht, moralisht. emocionalisht, shpirtërisht etj, pasi kjo është ajo që e bën atë profesion të shenjtë siç ne e themi gjithmonë.

Nëse mësuesi nuk do perfaqësoi nivele të tilla, sigurisht do këtë rrezik denigrimi dhe mos funksionim të proçesit por dhe anës profesionale të tij, pasi vetë dimesioni edukativ dhe ai dijes në rradhë të parë këkron një figurë të tillë edukative se sa thjeshtë një proçës “përfekt” të një ore mësimi apo një lënde.

Dhe një herë ju pyes “kur themi se profesioni i mësuesit është i shënjtë, a e kani menduar thellë këtë çdo të thotë në të vërtetë, çfarë përgjegjësie ka për vetë ju, figurën tuaj, pozitën që keni sytë e nxënësve dhe gjithashtu tek mbarë komunitetit?”

Atëherë mendojeni mirë këtë , mendojeni mire …

G.B

Prev Post

Magjike dhe përrallore, qytetet më të bukura të ndërtuara në shkretëtirë

Next Post

Del videoja e papublikuar më parë e Komandantit Legjendar Adem Jashari në vitin 1996

post-bars

Leave a Comment