Rubrika letrare Kontakt| 4 poezi nga Çele Tabaku (të pa botuara)
Të pa botuara
Pa titul
Mbi drynin që mbante të kyçur portën e një shtëpie
u la një buqetë e
vogël me lule nga duart e një fëmije.
E ndjehu për çudi shtëpia që prej kohës ish braktisur
e kishte mbetur në mjerim,
dhe mori tjetër nur u
bë si një vashëz e bukur,
mbushur plot gëzim.
Kjo dorë e vogël fëmije që disa lule i dhuroi
i fali një rreze jete dhe e bëri sërish të jetojë.
Pema mbi shkëmb
Një farëz të vogël e mori era
Mbi shkëmb e hodhi e
ndau nga të tjerat.
Eja -i thanë shoqet
aty s’mund të rrish
aty përmbi gur, si mund të mbish
Shkëmbi është gur
Dhe nëse mbin,
s’do të jetosh kurrë.
Por fara aty ndjeu ngrohtësi
sikur ende pas pemës nënë rri.
Ajo mbiu e bukur u rrit
se shkëmbi për të thërrmohej çdo ditë.
Mos u ndal jetë
Atë natë, ndaj të gdhirë,
kur toka u shkud nga një tërmet,
ti linde aty, mes rrënojash si për të thënë
– Mos u ndal jetë!
Kur shumë aty poshtëmbetën dhe u mposhtën nga vdekja e zezë
ishe ti me të qarën tënde lusje thërrisje
– Unë dua jetë!
Një foshnjë e vogël ,e pafaj, që mes rrënojave, të lind
guxon,
na thotë sa herë të biem përtokë, të ri-ngrihemi
duhet të vazhdojmë
Dy pemët dhe era
Atje lart në një kodër
vendi i mbushur me lule e gonxhe,
ishin dy pemë pranë njëra-tjetrës,
një e re, dhe një e moçme.
Një ditë pema e re pemës së moçme
nisi ti thosh shikoje veten si je bërë,
moj shëmtaraqe sa do jetosh.
Ti meriton vetëm sopatën,
s’ke vlerë aspak,veçse për dru,
në mes kësaj lëndine të bukur
duhet të qendroj vetëm unë.
Unë jam e bukur, edhe e fortë
koka më shkon gjer në
re,
kurse ti plakë e kërrusur,
degët të varen deri përdhe.
Ndërkohë era i dëgjoi
dhe nisi të fryjë gjithë zemërim,
dhe për çudi fare
kollaj rrëzohet pema plot gjelbërim.
E menjëherë ndal vrullin era,
edhe pyet ç’u bë kështu?
ti pemë e gjatë edhe e bukur,
sa shpejt, u bëre për dru!
Në këtë jetë nuk duhet vetëm,
që sa më lart të të shkojë koka,
por është më e rëndësishme,
që ti të jesh me rrënjë të forta.
Çele Tabaku
|MEDIAKONTAKT