Etnografi e rrëfyer | “Bora ka kohën e saj”
Nga Liridon Cenaj
E me të vërtetë nuk ka dimra si dikur. Mbaj mend nga që dikur binte borë gati dy metra. Komunikimi ishte i pa mundur, nuk mund të komunikonin as me komshijtë.
– Gjyshes i kam marrë 97 audio dëshmi. Po e publikoj njërën nga këto dëshmi të realizuar me karakterin etnografik induktiv
Intervista nr 1
Tema: “Dimri i dikurshëm”./ Data 20.3.2020 Intervista është rreth 60 minuta Karakteri;Induktiv
Unë: -Si e ke emrin dhe sa vjeçe je?
Nëna: -Sele Iliaz Cenaj 84 vjeçe.
Unë: -Po mbiemrin e vajzërisë si e ke?
Nëna: -Mbiemrin e kam Kastrati.
Unë: -Nga cila zonë e ke origjinen dhe sa vjeçe je martu?
Nëna: -Jam nga Hasi, fshati i Brutit. Jam martu 16 vjece,taman taman 16 i kam bo te burri
Unë: -Sa vjet shkollë ke?!
Nëna: – Kam mbaru vetëm 5 vjet,sa 500 në ditët e sotshme.
Unë: – Sa fëmijë ke?!
Nëna: – Kam lind shumë por vdisnin të vegjël. Nuk kishim mjekime,as përvojë. Që më kanë rrnu e janë rritë janë 5,
3 djem dhe 2 vajza. Për fat të keq dy nga djemt si kam më.
Pra aktualisht kam 1 djalë dhe 2 vajza.
Unë: – Ku ke punu dikur?!
Nëna: – Në kooperativë dhe fermë.
Unë: – A e mban mend si kanë qenë dimrat dikur?
Nëna: – Uha, të fortë! Ne i themi se as qeni nuk del për të leh! Ishte kiamet ,fërtunë e dimri ishte dimër. Tash janë ngatërru stinët.
Unë: – Çfar mban mend nga ato dimra?! Fillo në fillim në fshatin tënd, më pas pas martese.
Nëna: -A te unë ishte ndryshe, dimëri shumë i madh, por kemi pasë shtëpinë tip kulle 3 katësh. Kjo bënte se sado borë të binte nuk e kuptonim.
Unë: – Çfar keni konsumu gjatë këtyre ditëve?!
Nëna: Eh o birë, thellë më fute! Po, prisnim nga 2 viça në çdo dimër. Na dilte për të “hangër” edhe të thatë edhe të njomë. Pastaj njëherë ³ditë keni bo flia ose byerek. Kemi pi edhe lang rasoji, etj.
Unë: – A keni pasë bletë dhe si i keni mbajtë në dimër
Nëna: – Po kam 30 a 40 gzhualla se s’kemi pasë koshere. Në dimër i kemi izolu me pleh ose me baltë. I kemi lënë pak mjaltë e kështu ia kanë dalë. Haha(qesh) baba e ka pa ves me i hy në token ku mbante bletët, hyra unë një here e ke te më mbytë!
Unë: – Po pas martese, si i mban mend dimrat?
Nëna: – Iiiii pash zotin! Lash bollekun e nuk gjeta kurgjo. Po nuk pate shtëpi nuk ngrohesh.
Unë: – Pse çfar shtëpie gjete?
Nëna: – Një shtëpi me baltë(qerpiç) e nuk ishte më shumë se 2.5 metra. Bora shkonte deri në 2 metra, gati e zinte krejt
Unë: – Si ia bonit për të ecur?!
Nëna: – Hapnim tunele sa për të dalë tek vatha e lopës.
Unë: – Po për ushqim a keni vujtë?!
Nëna: Jam martu në 1952 e ishte periudha për krejt. Nuk kemi pasë jo si te baba jem… mezi ia kena dalë…. .
Unë: – Me çfar jeni ngroh?
Nëna: – Jemi nxeh me dru zjarri, kemi pasë oxhak. Aty jemi nxeh e kemi gatu.
Unë: Drutë kush i bënte?
Nëna: N’brrut burrat e te burri gratë
Unë: Si gratë keni dalë me pre dru?
Nëna: – Po orti, burrat ishin në punë e na binte barra neve grave
Unë: – Po si e dalloje cili dru është i mirë?
Nëna: – Hëëëm, lisi i gjatë i hollë a i mirë. Sa i bija në sopatë e rrëzoja në tokë, e boja gati! Sidhe e ngarkoja në gomarë e ikja në shtëpi.
Unë: – Po puna më e vështirë kush ka qenë.
Nëna: – Me mbush ujë, se ishte 1 orë larg si edhe për të la rrobat pasi t’grinin duart.
Unë: – Si të duken dimrat ditët e sotshme.
Nëna: – Eeee ku ka dimna mo! Jo ka ndryshu klima.
Unë: – Oj nanë tash pusho se të lodha.
Nëna: – Jo sa herë të duash më thuaj se të duhen
… .
|MEDIAKONTAKT