Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
Shqipja doli ndër gjuhët e vjetra të botës (mos gaboj, të jem më specifik më e vjetra ndër indo-europianet) sipas studimeve të fundit.
Nëse lexon “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” nga Sami Frashëri, ndryshe nga narrativa që thotë se nuk shkruhej gjuha shqipe, do kuptosh në një pasazh se gjuha shqipe edhe studiohej. Samiu madje del në konkluzion se po të ngrihet një pellazg nga varri dhe të flasë me një shqiptar të shekullit XIX, merren vesh së bashku për bukuri, gjë që nuk ndodh me grekët dhe greqishten e vjetër. Dhe aq e shkëputur ishte greqishtja e vjetër nga e reja, sa u desh inputi i Farabiut dhe Ibn Sinës dhe një periudhë e konsiderueshme kohe që ata të dekodonin idiomat e Aristotelit pasi deri në atë kohë kishin mbetur të padëshifruara nga vetë grekët.
Pra, Samiu ka thënë të njëjtën gjë si thonë studimet më moderne sot. Por historia mbyllet këtu.
Studimi flet për gjuhën shqipe dhe ndoshta lejohet të aludojmë se mund t’i ketë paraprirë edhe shumë gjuhëve të tjera indo europiane. Por ato nuk janë derivate të shqipes, qameti mund të importuese e trashëgimtare në shumë aspekte të saj. E sigurisht jo në të gjitha sepse ndryshe do merreshim vesh shqip në gjithë botën dhe nuk do kishim vështirësi të mësonim asnjë gjuhë të botës apo të shqiptonim të gjitha fonemat e botës.
Ta hedhësh pastaj gjithë zbulimin e çështjes së gjuhës dhe ta katapultosh në propagandën e zakonshme nacionaliste, përveç çështjeve që përbëjnë gabim logjik dhe rrëshqitje të tatëpjetshme logjike, do të thotë ta egzagjerosh dhe të fluturosh me presh.
Gjithëseicili nga ne, me zor të madh i gjen dot rrenjët e familjes deri në shtatë breza. Pa këtë ndjekje të gjenealogjisë çdo specie zvarranike mund të quhet “shqiptar”. Askush nga ata që unë kam takuar e njoh, nuk është së paku një e teta bullgar, grek, turk, sllav ose egjiptian. Po t’i kthehemi edhe tetë mijë vjet përpara Krishtit?
Shqipja është vlerë, shqipja është për t’u vlerësuar dhe për t’u studiuar sepse ka perla në të, por të ngresh gjithë tymnajën sikur njëlloj sikur shqipja i ka paraprirë gjuhëve të ndryshme edhe populli ynë i ka paraprirë civilizimeve të ndryshme, është rrënja e demagogjisë.
Kurani madje, për mua është tepër i qartë edhe nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes “po pastaj?”, nëse mes nesh ka cinizëm. Bota është diverse dhe e bukur për t’u njohur. Megallomania e të paturit civilizim që i paraprin civilizimeve sepse paskemi gjuhë që i paraprin gjuhëve, vetëm dëm na bën.
“O njerëz! Ne u kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre, dhe pastaj u kemi ndarë në popuj e fise që të njiheni. Më i shtrenjti prej jush tek Allahu është ai më i devotshmi. Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë!”
Suretu El-Huxhurat: 13.

Prev Post

Psikologji/ Varësia ndaj teknologjisë po krijon autizëm social

Next Post

Mbretërit ilir që kanë prerë monedha me emrat e tyre

post-bars

Leave a Comment