Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Vlora përballë përmbytjeve: Dëmet nga reshjet e shiut

Vlora përballë përmbytjeve: Dëmet nga reshjet e shiut

Të premten, qyteti i Vlorës u përmbyt masivisht pas një sasie të madhe reshjesh, ku rreth 180 mm shi ranë brenda dy orësh e gjysmë, e barabartë me reshjet për një muaj. Kjo situatë shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznese dhe evakuimin e 55 familjeve. Kryebashkiaku Ermal Dredha theksoi se kanalet e ujërave ishin pastruar, por intensiteti i reshjeve e kaloi kapacitetin e tyre. Ai paralajmëroi qytetarët për reshjet, duke kërkuar kujdes.

Meteorologet parashikojne që fundjava do të sjellë përmirësim në kushtet atmosferike, me kthjellime të gjatë gjatë paradites së së shtunës. Megjithatë, pasditja do të rikthejë vranësirat, duke krijuar mundësi për reshje të pakta, kryesisht në zonat lindore, ndërsa qytetet bregdetare si Vlorë, Durrës dhe Lezhë priten të kenë shumë pak reshje që nuk do të ndikojnë në situatën e përmbytjeve. Edhe ditën e diel, reshjet do të jenë të pranishme, veçanërisht në zonat veriore.

Prev Post

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

Next Post

19 të vdekur e disa të zhdukur në Bosnjë, Turqia dhe BE në gatishmëri për t’i dalë në ndihmë

post-bars

Leave a Comment