Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Arkeologët: A ndihmoi uji në ngritjen e piramidave egjiptiane?

Arkeologët: A ndihmoi uji në ngritjen e piramidave egjiptiane?

Një studim i ri synon t’i përgjigjet pyetjes shekullore se si u ndërtuan piramidat e mëdha, mijëra vjet më parë, dhe gjetjet kanë dhënë një përgjigje të mundshme të papritur – ujin, sipas ”New York Post” (NYP).

Megjithëse zakonisht shkretëtirave dihet se u mungon uji, studimi i publikuar në ”Plos One”, një revistë e Bibliotekës Publike të Shkencave, ngre hipotezën se egjiptianët përdorën energjinë e ujit për të ndërtuar piramidat.

”Piramida me shkallë e Djoserit, e ngritur rreth 4 500 vjet më parë, mund të jetë ndërtuar përmes përdorimit të një sistemi të unifikuar ngritës hidraulik me energji uji”, zbuluan autorët e studimit.

Teoritë e mëparshme rreth asaj se si u ndërtua piramida me shkallë sugjeronin që egjiptianët e lashtë përdorën një sistem rampash dhe levash për t’i dhënë strukturave lartësitë e tyre.

Por, teoria e re dhe e paraportuar kurrë më parë, sugjeron që arkitektët e piramidave kanë përdorur kanalet e afërta për procesin e ndërtimit të tyre, ashtu si egjiptianët e kohës i përdornin kanalet për të ujitur të korrat e tyre.

“Egjiptianët e lashtë janë të famshëm për mjeshtërinë e tyre të hidraulikës përmes kanaleve për qëllime ujitje dhe maunave për të transportuar gurë të mëdhenj”, shkruajnë studiuesit.

Kjo punë hap një linjë të re kërkimi: përdorimin e forcës hidraulike për të ngritur strukturat masive të ndërtuara nga faraonët.

Studimi argumenton se egjiptianët e lashtë përdorën ujë nën presion për të mundësuar ”notimin” e gurëve të piramidës drejt niveleve të sipërme të strukturës në rritje,0 përmes një boshti të brendshëm.

Studiuesit thanë se gjetën prova të një sistemi të unifikuar të filtrimit të ujit dhe hidraulik në piramidën me shkallë, që pastronte ujin nga kanalet e afërta dhe rregullonte rrjedhën e tij për përdorime praktike.

Ata gjithashtu thanë se zbuluan praninë e mundshme të një liqeni kalimtar të tharë në perëndim të piramidës, i cili ka të ngjarë të mbushte “hendekun e thatë” që rrethonte kompleksin piramidal, i cili më pas u lidh me një hendek të thellë që sillte ujin nën tokë dhe lart në bosht brenda piramidës.

“Ne kemi zbuluar një shpjegim të mundshëm për mënyrën se si piramidat janë ndërtuar duke përfshirë forcën hidraulike”, thanë autorët e raportit.

 

 

/ a.jor./atsh

Prev Post

“Logu i Bjeshkëve” më 11 gusht kurorëzon “të bukurën e Malësisë”

Next Post

Kostumi popullor i grave të zonës së Elbasanit

post-bars

Leave a Comment