Përfundon restaurimi dhe ndriçimi i Urës së Mesit në Shkodër
Në Shkodër ka përfunduar rikonstruksioni dhe ndriçimi i Urës së Mesit, monument kulture.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale.
Pjesë e projektit ishte edhe ndriçimi i Urës së Mesit. Gjithashtu ndërhyrje është bërë edhe në pjesën shkëmbore në të dyja bazamentet e harkut të madh të Urës së Mesit.
E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.
Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër./KultPlus.com