Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbi 39 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga 7 tetori

Mbi 39 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga 7 tetori

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ku për 290 ditë vazhdojnë sulmet izraelite është rritur në mbi 39 mijë, transmeton Anadolu.

Në njoftim thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 “masakra” në rajone të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit ku të paktën 93 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite.

Raportohet se 77 persona kanë humbur jetën ndërsa 200 persona janë plagosur dhe mbi 30 persona janë ende nën rrënoja në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në rajonin Khan Yunis.

Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 39.006 ndërsa i të plagosurve në 89.818.

– Sulmet izraelite në Gaza dhe Jabalia

Ndërkaq në sulmet izraelite në qytetin e Gazës dha Jabalia kanë humbur jetën 16 palestinezë.

Janë bombarduar edhe shtëpi në kampin e refugjatëve Jabalia që ndodhet në veri të Rripit të Gazës. Në këto sulme kanë humbur jetën 4 civilë dhe shumë persona janë plagosur.

Gjithashtu 4 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes “Al-Jamasi” në qytetin verior të Gazës. Një shtëpi në lagjen Es-Sabra në qytetin e Gazës është goditur nga ajri, ndërsa nga sulmi 8 palestinezë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

 

 

 

/AA

Prev Post

Kalaja e Vivarit, në një zonë të pasur me vlera kulturore dhe natyrore

Next Post

Lahuta e ruajtur në Muzeun e Artit Mesjetar, dëshmi e artit të gdhendjes

post-bars

Leave a Comment