Instituti i Gjeoshkencave: Cilat janë qytetet më të prekura nga tërmetet në Shqipëri?
Instituti i Gjeoshkencave gjatë një konference të mbajtur këtë të martë, nxorri në pah konkluzionet e studimit. Investimet janë ndalur në shtimin e 20 stacioneve të rinj për monitorimin e lëkundjeve sizmike.
“Që nga tërmeti i 2019 me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe UNDP, ka pasur aszhornime të stacioneve aktuale, dhe shtimin me 10 stacione të rinj duke rritur performancën e rrjetit, por duke rritur dhe mbulimin e rrjetit sizmik shqiptar. Janë 10 stacione tërinj dhe 10 të përmirësuar që janë pjesë e rrjetit bazë të institute sizmiologjik shqiptar.
Por cilat janë zonat ku janë vendosur stacionet e rinj sizmik?
“10 stacionet e rinj kanë filluar që nga veriu, Razma, deri në Përmet. Kemi Razëm, Burrel, Kemi një shtesë në Durrës, mbi zonën e Librazhdit, kemi në Blesh e cila është një zonjë që ka një sizmiocitet domethënës, kemi nëq Pogradec dhe një tjetër në Përmet. Dhe dy në Vlorë.”
Sipas shefes së Departamentit të Sizmiologjisë Anila Xhahysa, sipas studimit nga Instituti i gjeoshkencave, jugu i shqipërisë është më i prekur nga lëkundjet sizmike.
“Jugu është më i prekur, qoftë që katalogu nga përhapjae sizmiocitetit, nga prania e thyerjeve, nga lëkundje të matura nga sistemi GPS. Jo vetëm përshpejtimi i truallit është për rrezikun në zonë, por janë dy parametra shumë të rëndësishëm, është kategoria e truallit nëse jemi në shkëmb, dhe cilësia e ndërtesave është e rëndësishme.”
/r.e/atsh