Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kosova shpall 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

Kosova shpall 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë propozim-vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë.

Propozimi ka ardhur nga zyra e kryeministrit, zyre kjo që ka propozuar edhe vendimin për emërimin e bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe drafti i strategjisë për turizmin në Republikën e Kosovë 2024-2030, dhe plani i veprimit, shkruan KosovaPress.

Gjithashtu, do të shqyrtohen propozim-vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaç, segmenti Dollc-Ramun, si dhe shpronësimin e pronave që prekin projektin konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

/euronews

Prev Post

Gërmimet arkeologjike në Amantia zbulojnë të tjera varre monumentale

Next Post

Raporti i NATO: Kosova deri në vitin 2050 mund të përballet me mungesë të furnizimit me ujë

post-bars

Leave a Comment