Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nga arsimi te njësitë ekonomike, të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023

Nga arsimi te njësitë ekonomike, të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot gjetjet kryesore të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023.

Popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më 18 shtator 2023 rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin e 2011.

Dendësia e popullsisë së Shqipërisë është 83,6 banorë për km 2.

Rënia e popullsisë ndjek trendin e konstatuar prej vitit 1990, i cili vjen si fenomen i emigracionit.

Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2 meshkuj për 100 femra.

Pesë në gjashtë persona të moshës njëqind vjeçare në Shqipëri janë gra. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës.

Statusi martesor

Shumica e popullsisë prej 54,9 përqind rezulton e martuar, 36.6 përqind beqar, ndërsa 7,0 përqind e popullsisë i/e ve dhe 1,4 përqind të divorcuar ose të ndarë. Midis popullsisë së ve, 82,3 përqind janë gra.

Migracioni

Nga popullsia banuese gjithsej, 99,4 përqind kanë shtetësi shqiptare. Nga popullsia banuese gjithsej, 98,3 përqind janë të lindur në Shqipëri.
Midis atyre të lindur jashtë vendit, afërsisht gjysma (46.2 përqind) kishin lindur në Greqi dhe 16.6 përqind në Itali.

Alfabetizmi dhe arsimi

Shkalla e alfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 97,7 përqind.

Të dhënat e Censit tregojnë se 96,8 përqind e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën.

Përqindja e femrave me arsim të lartë ka ardhur vazhdimisht në rritje, nga 41,1 përqind në Censin e 2001 në 51 në Censin e 2011 dhe 55,7 përqind në Censin e 2023.

Aftësia e kufizuar

Prevalenca e aftësisë së kufizuar në popullsinë 5 vjeç e lart është 6,5 përqind.
Prevalenca e aftësisë së kufizuar është më e lartë tek femrat (7,2 përqind) krahasuar me meshkujt (5,9 përqind).

Nga popullsia me aftësi të kufizuar, 59,5 përqind janë të moshës 65 vjeç e lart.

Lloji më i zakonshëm i kufizimit bazë të funksionimit i vlerësuar në Cens është vështirësia në ‘Ecje ose ngjitje të shkallëve’ (4,3 përqind) dhe në ‘Shikim’ (2,3 përqind).

Njësitë Ekonomike Familjare dhe banesat

Numri gjithsej i NjEF është 755.950, rritur me 4,7 përqind, krahasuar me Censin 2011.
Madhësia mesatare e NjEF është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për NjEF në Censin e 2011.
Rreth një në katër NjEF – 24,3 përqind – kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore në NjEF dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj. Shumica e NjEF me 82,5 përqind janë pronarë të banesës ku jetojnë. 11,4 përqind e NjEF zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011. Përqindja e banesave të zakonshme të pabanuara është 32,9 përqind.

Prev Post

‘Mirëdita, dobar dan’, festivali i padëshiruar në Beograd!

Next Post

Shfaqet për herë të parë ekspozita UNDINUS në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë

post-bars

Leave a Comment