Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tuma e Kamenicës, destinacioni arkelogjik i verës

Tuma e Kamenicës, destinacioni arkelogjik i verës

Tuma e Kamenicës, rreth 15 km larg Korçës, është një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme edhe në Ballkan.

Me çeljen e sezonit turistik, Tuma e Kamenicës është kthyer në një destinacion mikpritës për vizitorë të huaj, të cilët kanë vizituar Korçën dhe destinacionet kryesore pjesë e trashëgimisë tulturore të qytetit.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore tha se “në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke”.

Tuma e Kamenicës është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Larmishmëria e objekteve  prehistorike janë  pasuri e patjetërsueshme e historisë ku tregohet jeta dhe vazhdimësia.

Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare.

/atsh

Prev Post

80-vjetori i masakrave ndaj popullsisë Çame

Next Post

Censi 2011-2023/ Më pak dhe më të plakur

post-bars

Leave a Comment