Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria kundër Spanjës në ndeshjen e fundit në Grupin B

Shqipëria kundër Spanjës në ndeshjen e fundit në Grupin B

Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B në Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024).

Ndeshja do të fillojë në orën 21:00 në Düsseldorf Arena, ndërsa arbitri i ndeshjes do të jetë Glenn Nyber, nga Zvicra.

Spanja e cila e fitoi ndaj Kroacisë me rezultatin 3-0 dhe Italisë me 1-0 kryeson tabelën.

Shqipëria nga ana tjetër me humbje 2-1 ndaj Italisë dhe barazim 2-2 me Kroacinë gjenden në vendin e tretë në grup.

– Shqipëria në kërkim të fitores

Që Shqipëria të vazhdojë më tutje në kampionat duhet të fitojë ndaj Spanjës.

Edhe nëse e fiton ndaj Spanjës, Shqipëria e cila ka vetëm një pikë duhet ta presë përfundimin e ndeshjes Kroaci-Itali.

Italia gjendet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Kroacia me 1 pikë në vendin e katërt.

– Spanja nuk ka humbje ndaj Shqipërisë

Spanja ka një avantazh të madh në ndeshjet që ka zhvilluar me Shqipërinë deri tani.

Të dy kombëtaret deri më tani kanë luajtur 8 ndeshje mes tyre, prej të cilëve të gjithë i kanë fituar spanjollët.

Spanja në këto ndeshje shënoi 31 gola, ndërsa Shqipëria vetëm 3 gola. /AA

Prev Post

Lugina e Vjosës në UNESCO/ Mblidhet grupi teknik për përgatitjen e dosjes

Next Post

“Save the Children”: Afro 21 mijë fëmijë janë të zhdukur në Gaza

post-bars

Leave a Comment