Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Qeveria në Gaza: 3.500 fëmijë janë në rrezik të vdekjes nga kequshqyerja

Qeveria në Gaza: 3.500 fëmijë janë në rrezik të vdekjes nga kequshqyerja

Qeveria në Gaza deklaroi se 3.500 fëmijë janë në rrezik të vdekjes për shkak të kequshqyerjes në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza thuhet se Izraeli dhe SHBA-ja penguan që ndihma të arrinte tek populli palestinez dhe se Rripi i Gazës po thellohet gjithnjë e më shumë në uri.

Më tej theksohet se 3.500 fëmijë në Gaza janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së suplementeve ushqimore, vaksinave dhe kequshqyerjes të cilat janë produkte të ndaluara.

SHBA-ja dhe Izraeli janë të vendosur të braktisin në vdekje nga uria 2.4 milionë civilë në Gaza dhe se politika e urisë që zbatohet për pacientët, fëmijët dhe ndalimi i hyrjes së ushqimit dhe ilaçeve është mënyrë çnjerëzore, thuhet në deklaratë.

“E gjithë kjo është luftë gjenocidale kundër civilëve në Gaza dhe kërkohet ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të ndaluar këto krime”, tha Zyra e qeverisë në Gaza. /AA

Prev Post

Anticikloni Afrikan, këtë javë ditë të nxehta! Temperatura deri në 43 gradë celsius

Next Post

Mesazhe politike kundër Kosovës/ UEFA hap hetimin ndaj Serbisë

post-bars

Leave a Comment