Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sa shpenzon mesatarisht një turist në Shqipëri?

Sa shpenzon mesatarisht një turist në Shqipëri?

Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 788 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara. Shifrat e tremujorit të parë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me 624 milionë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 164 milionë euro, ose me 26%.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.5 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqiprisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri, në tre muajt e parë të vitit. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 513 euro.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023 si të plotë, sipas “Bankës së Shqipërisë”, turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera.

Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 521 milionë euro në tremujorin e parë të vtit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 267 milionë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e parë të vitit.

Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ketë ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane kur sezoni turistik të arrijë kulmin, gjatë sezonit veror. Por, nga ana tjetër, këto shifra dhe sidomos sezoni i mbarë turistik, mund të ndikojë edhe në rritjen e normës së inflacionit.

 

/Gazeta Tema

Prev Post

Lehtësohet procesi i rinovimit të pasaportës – mund të bëhet në çdo pikë aplikimi të Shqipërisë

Next Post

UNHCR: Numri i të zhvendosurve nga konfliktet në mbarë botën, arrin në 120 milionë në 2023

post-bars

Leave a Comment